Shumë pak anije kanë qenë në gjendje të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit që kur Irani mbylli në mënyrë efektive korridorin kryesor të transportit detar pas shpërthimit të luftës me SHBA-në pak më shumë se dy muaj më parë.
Por një superjaht 142 metra i gjatë i lidhur me një miliarder rus bëri bujë të martën, pasi doli se kishte arritur të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit fundjavën e kaluar.

Biznesmeni i sanksionuar Alexey Mordashov është i lidhur me anijen, të quajtur Nord. Jahti në vetvete nuk është i sanksionuar, por Mordashov është subjekt i sanksioneve nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja.

Ende nuk dihet se si ka arritur Jahti të kalojë ngushticën pa u pikasur nga marina iraniane, nëse ka fikur radarin apo ka pasur leje të posaçme pas kontaktit me zyrtarët në Iran.