Irani ka denoncuar sulme që i atribuon forcave amerikane ndaj disa anijeve iraniane të peshkimit dhe tregtisë në Gjirin Persik, duke raportuar edhe gjashtë persona të zhdukur.
Sipas autoriteteve iraniane, sulmet janë kryer nga avionë amerikanë pranë portit të Khasabit në Oman, në skajin jugor të Ngushticës së Hormuzit.
Guvernatori i rajonit Bandar-e-Lengeh bëri të ditur se disa persona të tjerë janë dërguar në spital pas incidentit.
Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka konfirmuar një ndërhyrje të mëparshme ndaj dy anijeve cisternë me flamur iranian, të cilat dyshohet se po përpiqeshin të shmangnin bllokadën detare.
Autoritetet iraniane e kanë cilësuar ngjarjen si një përshkallëzim të rrezikshëm në zonë, ndërsa situata në Gjirin Persik mbetet e tensionuar.