Skip to content

Lajmi I Fundit

E rëndë në pistën e aeroportit! Motori i avionit ‘shpërthen’ në flakë gjatë ngritjes, një person u tërhoq zvarrë (VIDEO)

Posted on May 9, 2026 By admin No Comments on E rëndë në pistën e aeroportit! Motori i avionit ‘shpërthen’ në flakë gjatë ngritjes, një person u tërhoq zvarrë (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në SHBA, ku një avion i kompanisë Frontier Airlines, i cili po bëhej gati për fluturimin drejt Los Angelesit, u përfshi nga flakët gjatë procedurave të ngritjes.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se një person është zvarritur në pistë gjatë momentit të incidentit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 me orën lokale. Piloti njoftoi kullën e kontrollit se një nga motorët kishte marrë flakë dhe se tymi kishte hyrë brenda kabinës së avionit, çka solli aktivizimin e menjëhershëm të procedurave të emergjencës.

Përmes rrëshqitëseve të emergjencës u evakuuan të gjithë 224 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit. Në pamjet e publikuara nga aeroporti shihen momentet e panikut në pistë, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynin për neutralizimin e situatës.

Kompania Frontier Airlines bëri me dije se po bashkëpunon me autoritetet aeroportuale dhe hetuesit për të sqaruar shkakun e incidentit dhe çdo detaj që lidhet me personin e përfshirë në pistë. Fluturimi me avionin Airbus A321 drejt Los Angelesit u anulua për mbrëmjen dhe u riprogramua për mëngjesin e së shtunës.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima mes pasagjerëve, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar si ndodhi incidenti që shkaktoi alarm në aeroportin amerikan.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Përshkallëzim i rrezikshëm mes Iranit dhe SHBA-së/ Sulme të raportuara pranë Ngushticës së Hormuzit
Next Post: Ku ka femër që të mban ty për burrë more, ti je si…! Eni Çobani ia plas në sy të ftuarit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme