Skip to content

Lajmi I Fundit

Ish-banori i BBVA shpërthen ndaj Arbanës dhe opinionistëve pas akuzave se Mimoza pëlqen Adionin: Një turmë injorantësh

Posted on May 12, 2026 By admin No Comments on Ish-banori i BBVA shpërthen ndaj Arbanës dhe opinionistëve pas akuzave se Mimoza pëlqen Adionin: Një turmë injorantësh

Spektakli i fundit i “Prime” ka ndezur një debat të fortë jo vetëm në studio, por edhe në rrjetet sociale.

Shkak është bërë një aludim i ngritur në studio nga moderatorja Arbana Osmani, e cila hodhi dyshime përmes një klipi se shkrimtarja 63-vjeçare, Mimoza Ahmeti, mund të ketë pasur një pëlqim përtej miqësisë për Adionin, djaloshin e ri që u eliminua pak ditë më parë.

Ky diskutim u thellua akoma më shumë kur edhe paneli i opinionistëve iu bashkua këtij mendimi, duke analizuar dhe kthyer raportin e tyre në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, kjo qasje e emisionit nuk është pritur aspak mirë jashtë, duke sjellë reagime të ashpra kundër këtij “trillimi”.

Një nga reagimet më të forta dhe më të drejtpërdrejta ka ardhur nga Jetmir Salaj, fitues i “Big Brother 3” dhe ish-banor i “BBVA 3”.

Përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, Jetmiri ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Arbanës dhe opinionistëve, duke i dalë në mbrojtje shkrimtares.

Në postimin e parë, krahas pamjeve nga spektakli ku po diskutohej kjo temë, Jetmiri shkruan i revoltuar:

“Një turmë injorantësh që ndërtojnë, trillojnë, japin definicione, madje të vetkënaqur që zbuluan se si një 63 vjeçare dashuroi një djalë të ri.”

Reagimi i tij nuk është ndalur me kaq. Për të lartësuar figurën e Mozës dhe natyrën e saj të lirë, Jetmiri ka ndarë një tjetër foto bardhezi të poetes teksa pi cigare, duke i dhënë një mesazh të qartë atyre që përpiqen ta kornizojnë:

“Kush përkufizon lirinë është i burgosur… Moza me lirinë e vet komplekson burra, gra, analista, opinionista, e kryeministra…”

Ish-banori i BBVA shpërthen ndaj Arbanës dhe opinionistëve pas

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet 1 person. Policia: Mos klikoni linqe të dyshimta
Next Post: Vrau “Benzeman”, mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me SHQIPTARIN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme