Skip to content

Lajmi I Fundit

SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet 1 person. Policia: Mos klikoni linqe të dyshimta

Posted on May 12, 2026 By admin No Comments on SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet 1 person. Policia: Mos klikoni linqe të dyshimta

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke të nivelit të dytë, u kërkohej përmes një mesazhi që të përditësonin të dhënat.

Qëllimi ishte marrja dhe aksesi i të dhënave bankare. Sipas policisë, qytetarëve u dërgohej një mesazh, ku i kërkohej të klikonin në një link.

Si pasojë e kësaj skeme, disa qytetarë kanë dhënë të dhënat e tyre bankare dhe kanë rënë pre e mashtrimit.

Ndërkohë për këtë në pranga është vënë një 25-vjeçar holandez, ndërsa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Banka e Rreme 2”. Policia e Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet online, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Banka e Rreme 2”.

Operacioni u zhvillua pas identifikimit të një fushate mashtruese të tipit “smishing”, përmes së cilës qytetarë të ndryshëm kanë marrë mesazhe (SMS) në emër të një institucioni bankar të nivelit të dytë, ku u kërkohej përditësimi i të dhënave bankare nëpërmjet klikimit të një linku mashtrues që imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar.

Si pasojë e kësaj skeme kriminale, disa qytetarë kanë dhënë të dhënat e tyre bankare, duke u bërë viktimë e mashtrimit.

Falë reagimit të menjëhershëm të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në koordinim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj skeme, shtetasit I.K., 25 vjeç, me nënshtetësi holandeze, si edhe shpallja në kërkim e shtetasit A.R të dyshuat si bashkëpunëtor në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të parashikuara nga nenet 143/b dhe 186/a të Kodit Penal.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve apo linkeve të dyshimta që kërkojnë të dhëna personale ose bankare. Asnjë institucion bankar nuk kërkon përditësim të të dhënave sensitive nëpërmjet SMS-ve ose linkeve të dërguara në telefon.

Në çdo rast të dyshimtë, qytetarët ftohen të raportojnë menjëherë pranë Policia e Shtetit, si dhe pranë institucionit të tyre bankar.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Trump përballë provës më të rrezikshme që ka pasur ndonjëher: Si të ndalet Irani nuk ia ka IDEN!!
Next Post: Ish-banori i BBVA shpërthen ndaj Arbanës dhe opinionistëve pas akuzave se Mimoza pëlqen Adionin: Një turmë injorantësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme