Skip to content

Lajmi I Fundit

“Shqiptarët populli më i vjetër në Ballkan”, studiuesi Muhaj: Ja çfarë zbuluam në ADN

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on “Shqiptarët populli më i vjetër në Ballkan”, studiuesi Muhaj: Ja çfarë zbuluam në ADN

Eksperti Ardian Muhaj i ftuar këtë të premte në Euronews Albania me Esmeralda Mulaj ka folur lidhur me një studim të fundit lidhur me AND-në ku shpjegohet se populli shqiptar është më i vjetri në Ballkan. Ai ka shpjeguar se ky studim ka 3 versione dhe botimi i ka zgjatur me vite.

“Studimi është botuar, procesi i botimit praktikisht ka zgjatur tre vite, tre versione. Ky është versioni i fundit. Pra përpara versionit të parë, dorëzimit të versionit të parë në 2003 ka qenë një version i ndërmjetëm parabotues ose pre print që quhet, në mënyrë që të merret mendimi kritik jo vetëm i autorëve dhe censuesve e të tjerë, por edhe i komunitetit më të gjerë dhe të bëhet publike.

Njëkohësisht edhe kritikat të shihen, të testohen pra një përballje e hapur le të themi faktesh jo njerëzish. Që nga dorëzimi për botim deri në botim kanë shkuar tre vite dhe ka edhe disa vite më herët deri tek dorëzimi për botim pra ka pesë deri në gjashtë vite që ka nisur si projekt. Versioni i parë ka qenë jo shqiptar në 2003 dhe nuk është mundur të botohet pastaj në mënyrë vullnetare jemi atashuar edhe ne, grupi i studiuesve shqiptarë”, tha ai ndër të tjera.

Ai shtoi se nga AND-ja u zbulua se nuk është ruajtur as trakishtja, as dakishtja dhe as format e tjera të popullsive të tjera.

“ADN-ja jonë tregon atë që është menduar, po vetëm ta zgjas tek ilirët. Pra fakti që ne nuk kemi shumë ose të mjaftueshme elementë të ruajtur nuk i ka prekur vetëm Ilirët. Të gjitha popullsitë e vjetra ballkanike me përjashtim të gegëve që për një arsye të caktuar, por dhe për shkak të kontributit të të shqiptarëve të lashtë në ekspansionin e tyre jashtë kontinentit europian e kanë ruajtur një formë të shkruar të gjuhës, por nuk është ruajtur as trakishtja, as dakishtja as format e tjera të popullsive të tjera.

Pra kjo ky problem nuk ka prekur vetëm ilirët dhe ky problem tani jo që nuk tejkalohet pa dyshim, por hapet një dritare e re për edhe për rinterpretimin dhe shtimin e të dhënave edhe të të një kuptimi më të mirë edhe në këtë aspekt”, tha ai ndër të tjera.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Si një SHALQI u bë shkaktar i vdekjes së një familjeje me katër anëtarë/ RASTI që po SHOKON mediat!
Next Post: Gruaja pas tre vajzave i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, kjo është arsyeja tonditëse që më tha…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme