Skip to content

Lajmi I Fundit

Gruaja pas tre vajzave i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, kjo është arsyeja tonditëse që më tha…!

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on Gruaja pas tre vajzave i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, kjo është arsyeja tonditëse që më tha…!

Shpresa një grua pukiane e martuar në Shkodër vjen këtë të diel në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” për të dëshmuar se dashuria, toleranca dhe respekti për partnerin e jetës nuk venitet as nga mosha e as nga furtunat.

Mes emocionesh, si në ditën e parë kur e pa, Shpresa tregon se si u njoh me shokun e jetës Samiun. Jeta me Samiun për të ka qenë e lumtur dhe e plotësuar.

Shpresa: Në Pukë njoha një djalë, i cili ishte shofer në degë të brendshme.

Shpresa: Ai 2-3 herë më ka ndaluar në rrugë, i thashë po pate mundësi mos më ndalo në rrugë sepse ashtu ishte opinioni. I thashë “ik bisedo me babën”, sepse unë isha vajza e madhe e shtëpisë?

Ardit Gjebrea: Po ty a të pëlqente?

Shpresa: Vërtet që më pëlqente prandaj e drejtova në familje! Ranë dakord, solli prindërit e vet dhe u fejuam.

Shpresa: Me të vërtet isha e lumtur dhe ashtu vazhdoj të jem.

Teksa ndalet tek emocionet e të bërit prindër, Shpresa tregon se ka dashur që të kishte një djalë, duke qenë se gjithnjë e ka ndjerë mungesën e vëllait. Por, në tre lindjet e para çifti u bekua me vajza.Burri i saj, Samiu ishte shumë i lumtur, por Shpresa jo dhe aq, deri në vitin 1998 kur në jetë erdhi fëmija i tyre i katërt dhe ishte djalë!

Shpresa: Në vitin 1980 më lindi vajza e parë, në vitin ’82 vajza e dytë dhe në ’84 vajza e tretë.

Ardit Gjebrea: Kushedi se sa i lumtur ka qenë Samiu?

Shpresa: Samiu ishte shumë i lumtur, unë jo aq e lumtur. Zot më fal!

Shpresa: Sepse ne ishim tre motra dhe doja shumë që të kishim një vëlla dhe doja një djalë padiskutim. Ai më thoshte nuk ka gjë kur të na vijë. Në vitin 1998 ngela prapë shtatzënë, mirëpo atëherë nuk ishte koha që ne ta shikonim në eko, kështu që prisje deri në momentin që lindte fëmija. Prandaj më adresuan shoqet që ta shikonim në filxhan, 3-4 më dilte vajza. “Mos!”

Ardit Gjebrea: Çfarë të tha Samiu?

Shpresa: Samiu tha mos u mërzit, mjaft i kemi katër vajza do na bëhen si shoqe. Unë vërtet e kërkoja djalë. Por, më 11 maj të vitit 1998…

Ardit Gjebrea: Doli dielli në fytyrën tënde. Mos më thuaj që erdhi djali.

Shpresa: Erdhi djali, lumturia më e madhe për jetën time. Do ti që 3 herë që linda vajzë burri më vinte me pjatën e mishit aty te materniteti, me djalin nuk më erdhi, sepse e ka gëzimin aty dhe nuk më erdhi

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Shqiptarët populli më i vjetër në Ballkan”, studiuesi Muhaj: Ja çfarë zbuluam në ADN
Next Post: Tronditet opinioni publik! Mjekët i thanë se e ka nga lodhja, 10-vjeçarja humb jetën si pasojë e…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme