Skip to content

Lajmi I Fundit

Trump i jep sërish “ultimatum” Iranit “dy ose tre ditë” kohë për arritjen e marrëveshjes ose do të bombardoheni..!

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on Trump i jep sërish “ultimatum” Iranit “dy ose tre ditë” kohë për arritjen e marrëveshjes ose do të bombardoheni..!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ka vetëm “dy ose tre ditë” kohë për t’u ulur në tryezën e negociatave dhe për të arritur një marrëveshje me Uashingtonin.

Duke folur për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se afati për një marrëveshje është shumë i kufizuar. “Ndoshta të premten, të shtunën, të dielën, ose në fillim të javës së ardhshme. Ata kanë një periudhë shumë të shkurtër kohe”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan përsëriti qëndrimin e tij se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, duke paralajmëruar për pasoja të rënda në rajon nëse Teherani arrin kapacitete të tilla ushtarake.

“Nuk mund t’i lejojmë të kenë armë bërthamore. Ata do të shkatërronin Izraelin, Arabinë Saudite, Kuvajtin, Emiratet, Katarin dhe gjithë Lindjen e Mesme. Do të ishte një holokaust bërthamor”, deklaroi Trump.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa vijojnë përpjekjet diplomatike për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Shikoni pamjet Brenda shpellës ku vdiqën 5 zhytës në Maldive, autortetet nisin hetimet..!(VIDEO)
Next Post: Pakti sekret mes SHEIKËVE dhe MULLAHËVE izolon Trumpin: Ja si mund të ndryshojë Bota në pak ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme