Skip to content

Lajmi I Fundit

Si skenë filmi komik, njëri prej autorëve rrëzohet, tjetri e gjuan në kokë, PAMJET e momentit të grabitjes së argjendarisë(VIDEO)

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on Si skenë filmi komik, njëri prej autorëve rrëzohet, tjetri e gjuan në kokë, PAMJET e momentit të grabitjes së argjendarisë(VIDEO)

Grabitja e kryer në Kamëz nga dy persona të maskuar që lëviznin me motor vijon të prodhojë lajm, teksa janë zbuluar të reja në lidhje me të. Top Channel ka arritur të sigurojë videon e momentit të hyrjes së grabitësve në argjendari.

Në çastin kur dyshja tenton të futet njëri rrëshqet në pllaka dhe rrëzohet, teksa partneri në krim e godet si për ta kritikuar të ketë kujdes, një skenë si e “huazuar” nga filmat komik.

Kjo e Kamzës është një nga grabitjet më me shumë dëme në kohët e fundit, ndërsa pronarët kanë raportuar se janë marrë mbi 70 milionë leke bizhuteri. Ai nuk e drejton gishtin tek askush, pasi shprehet se nuk ka konflikte dhe nuk mendon se mund t’i njohë autorët.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona me precedent të mëparshëm penal në zonën e Kamzës për të cilët po kryen verifikime nëse kanë lidhje me grabitjen.

Nga kontrollet dhe shoqërimet e kryera deri më tani autoritetet nuk kanë mundur dot të shkojnë tek emrat e autorëve, por falë kamerave të sigurisë është mësuar itinerari i tyre.

Autorët të cilët në çdo sekuencë filmike të sekuestruar paraqiten të maskuar pas grabitjes kanë vijuar lëvizjen e tyre drejt Zallherrit. Mandej në një moment ata pësojnë një rrëshqitje me motor dhe rrëzohen, për ta vijuar sërish lëvizjen dhe për t’u arratisur pa gjurmë./Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pakti sekret mes SHEIKËVE dhe MULLAHËVE izolon Trumpin: Ja si mund të ndryshojë Bota në pak ditë
Next Post: Skandali i esk*rtave në burgje/ Ish-zyrtari i policisë: Kushton 10 mijë euro për të futur një vajzë në qeli!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme