Skip to content

Lajmi I Fundit

Skandali i esk*rtave në burgje/ Ish-zyrtari i policisë: Kushton 10 mijë euro për të futur një vajzë në qeli!

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on Skandali i esk*rtave në burgje/ Ish-zyrtari i policisë: Kushton 10 mijë euro për të futur një vajzë në qeli!

Pas denoncimeve të ditëve të fundit se vajza të njohura si eskorta kanë hyrë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit për të ofruar shërbime seksuale për personazhe të botës së krimit, detaje të reja shokuese kanë dalë në dritë mbi korrupsionin galopant pas hekurave.

Në studion e emisioninit “Studio24” në News24, ku u diskutua kjo situatë alarmante, ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, dhe avokati i njohur Arbër Hoxha kanë zbardhur me shifra konkrete se si funksionon “biznesi” dhe ryshfeti brenda burgjeve shqiptare. Ish-zyrtari i policisë, Shemsi Prençi, hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj krerëve dhe zyrtarëve të burgjeve, duke deklaruar se skema e futjes së eskortave brenda qelive kërkon shuma të jashtëzakonshme parash, të cilat shkojnë për ryshfete dhe rregullimin e dokumenteve false. “Kushton 10 mijë euro për të futur një eskortë brenda në burg.Paratë i marrin zyrtarët, ndërsa vajza merr tjetër pagesë. Po ashtu paguhet veçmas edhe për t’i nxjerrë lejet përkatëse për ta futur në institucion.” Sipas tij, çdo gjë është e mirëorganizuar dhe asgjë nuk ndodh pa miratimin dhe përfitimin e strukturave që drejtojnë këto institucione. Nga ana tjetër, avokati Arbër Hoxha u ndal te luksi tjetër i ndaluar në burgje, që janë telefonat celularë.

Ai tregoi se çmimet për të pasur një komunikim me botën jashtë janë të kripura dhe funksionojnë me një lloj “taksë” të përmuajshme. “Për të futur një telefon brenda në burg kushton 1500 euro. Por nuk mbaron me aq, pasi për ta mbajtur atë pa u sekuestruar, çdo muaj paguhen nga 300 deri në 500 euro”, zbuloi avokati Hoxha në “Studio24”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Si skenë filmi komik, njëri prej autorëve rrëzohet, tjetri e gjuan në kokë, PAMJET e momentit të grabitjes së argjendarisë(VIDEO)
Next Post: “Firmos, ose nusja jote do flejë me ne”, kërcënimet e Sigurimit ndaj të burgosurve! Vajza që sfidoi operativin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme