Skip to content

Lajmi I Fundit

Analisti Kim Mehmeti për Ambasadorin e Shqipëris në Shkup: Para Meidanit, në Shkup vinin ambasadorë për dasma e synetllëqe

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on Analisti Kim Mehmeti për Ambasadorin e Shqipëris në Shkup: Para Meidanit, në Shkup vinin ambasadorë për dasma e synetllëqe

Analisti Kim Mehmeti ka folur për shqiptarët në Maqedoni, ku u shpreh se ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova nuk janë stabilizuar ende, ata nuk i përfill askush.

Analisti i njohur në RMV u shpreh se para Denion Meidanit, Shqipëria dërgonte në Maqedoni vetëm ambasadorë që nuk bënin asgjë tjetër vetëm se merreshin me ‘dasme dhe synetllëqe për shqiptarët’.

Mehmeti ka shtuar se përsa kohë që shqiptarët kanë mëmëdhe Shqipërinë dhe atdhe Kosovën, ata në Maqedoni mbeten në rrugë dhe të papërfillshëm.

“Mua shpesh më pyesin pse merresh aq me Shqipërinë dhe Kosovën. Merrem me ato vende sepse derisa të mos etablohet Shqipëria dhe Kosova, ne shqiptarët e Maqedonisë mund të bëjmë çfarë të duam, askush nuk na përfill. Sepse ne jemi aq të përfillshëm sa janë të fortë Shqipëria dhe Kosova. Së pari Shqipëria sjell një ambasador këtu në Maqedoni, një ambasador që ka qëndrim ndaj dukurive në Shqipëri dhe ju pengon të gjithëve.

Vetë Shqipëria e mësoi Maqedoninë të sjellë këta ambasadorë që janë vetëm për dasma dhe synetllëqe. Ndodh Sopoti, ndodh ajo Mostra, ndodh çfarë ndodh, dalin dhe japin një deklaratë të vakët si përfaqësues të Kinës dhe mbaron puna. Këtu si vëllai më i vogël në treshen shqiptare, ne na çmojnë edhe nga këto se cilin kemi mëmëdhe dhe atdhe. Shpesh them kur e ke ti mëmëdhe Shqipërinë dhe atdhe Kosovën, ti mbetesh në rrugë dhe nuk të përfill”, u shpreh Mehmeti.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Izraeli trajton ashpër aktivistët, mes tyre një shqiptar. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni reagon dhe kërkon shpjegime (VIDEO)
Next Post: Tërmeti me magnitudë 5.6 trondit Turqinë/ Banorët në panik dhe frikë për lëkundje më të forta priten..(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme