Skip to content

Lajmi I Fundit

Izraeli trajton ashpër aktivistët, mes tyre një shqiptar. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni reagon dhe kërkon shpjegime (VIDEO)

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on Izraeli trajton ashpër aktivistët, mes tyre një shqiptar. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni reagon dhe kërkon shpjegime (VIDEO)

Aktivistët e flotiljes globale Sumud janë filmuar në portin izraelit të Ashdodit të gjunjëzuar, me duar të lidhura dhe të rrethuar nga agjentët e shërbimit të brendshëm Shin Bet, ndërsa ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, i përbuz ata në mënyrë publike.

Pamjet ngjallën polemika të shumta lidhur trajtimin e bërë pjesëmarrësve të misionit humanitar që u nis nga Turqia për në Gaza.

Mes 430 të ndaluarve janë edhe 29 italianë. Në një reagim të fortë, Kryeministrja Giorgia Meloni dhe kreu i diplomacisë Antonio Tajani e konsideruan “të papranueshme” mënyrën sesi janë trajtuar aktivistët nga Izraeli dhe pretendojnë prej këtij të fundit të kërkojë ndjesë për “mosrespektimin e kërkesave të qarta të qeverisë italiane”. Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin izraelit për “shpjegime formale”. Sipas raportimeve paraprake, mes të ndaluarve është edhe një shqiptar.

Kritika të ashpra mbërritën edhe prej opozitës, e cila e quajti sulmin “një ofendim ndaj dinjitetit njerëzor”. Mediat italiane shkruajnë se një ditë mobilizimi është thirrur nga organizatorët e Flotiljës dhe grupe pro-palestineze, që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve dhe duke denoncuar incidentin si “akt piraterie”.

Flotilja Sumud është një iniciativë humanitare dhe politike që organizon udhëtime detare nga vende të ndryshme drejt Rripit të Gazës. Qëllimi i saj është t’i japë fund bllokadës detare izraelite ndaj Gazës dhe të sjellë vëmendje ndërkombëtare mbi situatën humanitare atje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by La Stampa (@la_stampa)

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Firmos, ose nusja jote do flejë me ne”, kërcënimet e Sigurimit ndaj të burgosurve! Vajza që sfidoi operativin
Next Post: Analisti Kim Mehmeti për Ambasadorin e Shqipëris në Shkup: Para Meidanit, në Shkup vinin ambasadorë për dasma e synetllëqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme