Skip to content

Lajmi I Fundit

Balerina shqiptare nuk fshihet, puthje pasiononte me këngëtaren italiane për të konfirmuar lidhjen e tyre (FOTO)

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on Balerina shqiptare nuk fshihet, puthje pasiononte me këngëtaren italiane për të konfirmuar lidhjen e tyre (FOTO)

Elodie duket se ka vendosur të mos e fshehë më lidhjen e saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini.

Këngëtarja romake ka publikuar së fundmi një seri fotosh nga pushimet e saj në Japoni, ku mes pamjeve mbresëlënëse nga vendi aziatik spikat edhe një foto intime, në të cilën ajo dhe Françeska shkëmbejnë një puthje pasionante, ndërsa përqafohen fort me njëra-tjetrën.

Edhe pse prej muajsh në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto dhe video të dyshes së bashku, kjo është hera e parë që Elodie publikon vetë një moment kaq personal, duke lënë të kuptohet se dëshiron ta bëjë publike marrëdhënien e tyre.

Gjatë muajve të fundit, çifti ka ndarë momente nga udhëtimet dhe festat së bashku, përfshirë Venecia për Ditën e Shën Valentinit dhe pushimet në Ibiza. Udhëtimi në Japoni duket se ka qenë një nga më të veçantët për to, me eksperienca tradicionale si ceremonia e çajit, vizita në tempuj historikë dhe shëtitje në qytetet japoneze.

Lidhja mes Elodie dhe Françeska Nuredini lindi në skenë. Balerina 24-vjeçare është pjesë e trupës së vallëzimit të këngëtares dhe e ka shoqëruar atë në turnetë e fundit muzikore.

Në një intervistë për Le Mile Magazine, Françeska foli për bashkëpunimin me Elodie, duke e cilësuar atë si një eksperiencë shumë të rëndësishme artistike dhe personale.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Hidhni gjysëm filxhani nga ky lëng tek lavatriçja juaj dhe do të mbeteni pa fjalë nga rezultati..(VIDEO)
Next Post: Ngacmoi seksualisht nxënësen 17-vjeçare! Pas denoncimit, Ja se çfarë i ndodhi drejtorit të shkolles fillore…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme