Skip to content

Lajmi I Fundit

Ngacmoi seksualisht nxënësen 17-vjeçare! Pas denoncimit, Ja se çfarë i ndodhi drejtorit të shkolles fillore…!

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on Ngacmoi seksualisht nxënësen 17-vjeçare! Pas denoncimit, Ja se çfarë i ndodhi drejtorit të shkolles fillore…!

Pas publikimit të rastit nga emisioni investigativ “Piranjat” ku drejtori i një shkolle në Gjakovë ngacmon seksualisht një nxënëse 13-vjeçare, ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, duke theksuar se pas publikimit të skandalit arsimtari është pezulluar nga detyra.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës thotë gjithashtu, pret nga të gjitha institucionet përgjegjëse që rasti të trajtohet me prioritet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi deri në një dënim meritor të autorit.

Reagimi:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me rastin e raportuar në komunën e Gjakovës për ngacmim seksual nga ana e drejtorit të një institucioni arsimor.

Menjëherë pas marrjes së informatave për rastin, Inspektorati i Arsimit ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë për të siguruar informacionet relevante lidhur me veprimet institucionale të ndërmarra.

Sipas informatave të pranuara nga autoritetet kompetente komunale, Komisioni disiplinor ka marrë vendim për pezullimin e drejtorit nga marrëdhënia e punës.

Çdo formë e ngacmimit seksual dhe dhunës dhe abuzimit e keqpërdorimit të pozitës zyrtare në institucionet arsimore është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Institucionet arsimore duhet të jenë mjedise të sigurta dhe mbrojtëse për çdo fëmijë dhe nxënës, ndërsa çdo veprim i dyshuar që cenon integritetin dhe dinjitetin e të miturve duhet të trajtohet me seriozitet më të lartë nga organet kompetente.

MASh pret nga të gjitha institucionet përgjegjëse që rasti të trajtohet me prioritet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi deri në një dënim meritor, duke garantuar mbrojtjen e integritetit dhe dinjitetit të secilit nxënës në institucionet tona arsimore dhe besimin në institucionet publike.

Ministria do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me këtë rast dhe do të ofrojë mbështetjen e nevojshme institucionale në kuadër të kompetencave të saj.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Balerina shqiptare nuk fshihet, puthje pasiononte me këngëtaren italiane për të konfirmuar lidhjen e tyre (FOTO)
Next Post: Monika Kryemadhi habit me deklaratën: “Mateo dhe Brikena do ndahen së shpejti” kjo është arsyeja..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme