Skip to content

Lajmi I Fundit

Gjermania gati për luftë? Dalin detajet e papritura nga shteti gjerman, ja se çfarë po bëhet aty..!

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on Gjermania gati për luftë? Dalin detajet e papritura nga shteti gjerman, ja se çfarë po bëhet aty..!

Qeveria gjermane pritet të investojë 10 miliardë euro deri në vitin 2029 për mbrojtjen civile dhe koordinimin mes strukturave ushtarake e civile…

Gjermania po përgatit një plan të gjerë për forcimin e mbrojtjes civile në rast lufte ose krizash të mëdha, sipas një raportimi të gazetës gjermane Bild.

Projekti përfshin modernizimin e strehimeve, blerjen e 110 mijë shtretërve kampi dhe krijimin e një aplikacioni që do t’i drejtojë qytetarët drejt zonës më të afërt të sigurt.

Pyetja që rikthehet në qendër të debatit publik në Gjermani është ajo që shoqëron vendin prej dekadash: “Çfarë ndodh nëse vijnë rusët?”. Përgjigjen po përpiqet ta japë Ministria e Brendshme federale, e drejtuar nga Alexander Dobrindt, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen civile.

Sipas Bild, plani i ministrit të Brendshëm pritet të miratohet nga kabineti qeveritar dhe bazohet në tre shtylla kryesore: mision i qartë, pajisje më të mira dhe trajnim i përgjithshëm për mbrojtjen civile.

Ministria planifikon investime prej rreth 10 miliardë eurosh deri në vitin 2029 për forcimin e mbrojtjes së popullsisë. Projekti përfshin:

-blerjen e më shumë se 1.000 automjeteve speciale,

-sigurimin e të paktën 110 mijë shtretërve kampi,

-modernizimin e infrastrukturës së organizatës së ndihmës teknike THW,

-si dhe krijimin e njësive mjekësore të reagimit të shpejtë në më shumë se 50 zona në Gjermani.

Paralelisht, qeveria planifikon ngritjen e një strukture të re të quajtur “Kommando zivile Verteidigung” (Komanda e Mbrojtjes Civile), e cila do të koordinojë mbrojtjen civile dhe ushtarake.

Plani parashikon gjithashtu futjen e mësimeve të mbrojtjes civile në shkolla dhe standarde të unifikuara trajnimi për situata që lidhen me rreziqe kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN).

Një rol të rëndësishëm do të ketë edhe aplikacioni NINA, përmes të cilit qytetarët jo vetëm do të marrin sinjalizime emergjente, por edhe udhëzime për rrugën më të shpejtë drejt strehimit më të afërt. Në sistem do të përfshihen bunkerë, stacione metroje, tunele dhe parkingje nëntokësore të përshtatura për raste emergjente.

“Po forcojmë mbrojtjen e popullsisë dhe mbrojtjen civile. Me një qëndrim të qartë ndaj kërcënimeve hibride dhe me mbështetje të vazhdueshme për forcat vullnetare. Po lidhim mbrojtjen ushtarake me atë civile për më shumë siguri dhe qëndrueshmëri”, deklaroi ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt për Bild.

Plani vjen në një periudhë kur shqetësimet për sigurinë në Evropë janë rritur ndjeshëm pas luftës në Ukrainë dhe tensioneve të vazhdueshme mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Shqiptari i mirë është i vd*kur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Një nga organizatorët e protestës për shqipen në Shkup: Le të dridhen ata që janë kundër nesh! Gati për…!
Next Post: ESKORTAT NË BURGJE/ Eksperti nxjerr te dhenat e bujshme! Si prezantohen dhe sa para marrin vajzat e ekranit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme