Skip to content

Lajmi I Fundit

Shqiptari i mirë është i vd*kur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Një nga organizatorët e protestës për shqipen në Shkup: Le të dridhen ata që janë kundër nesh! Gati për…!

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on Shqiptari i mirë është i vd*kur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Një nga organizatorët e protestës për shqipen në Shkup: Le të dridhen ata që janë kundër nesh! Gati për…!

Ditën e hënë Shkupi u ndez për të dytën herë nga protestat e studentëve dhe qytetarëve në mbrojtje të gjuhës shqipe, dhe lejimit të dhënies së provimit në gjuhën amtare.

Në këtë protestë, ndryshe nga sa ndodhi herën e parë, mbështetja ishte edhe më masive, me shqiptarë që mbërritën në Shkup për t’iu bërë krah studentëve që kërkonin të drejtat e tyre.

Mevlan Ademi, nga “Lëvizja Studentore”, në një lidhje direkte në “Oponencë” në News24 foli në lidhje me organizimin e protestës.

Ai u shpreh se shqiptarët përballen me diskriminim dhe me parulla të tilla si “Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “ Dhoma gazi për shqiptarët”, që vijnë jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por edhe nga intelektualë apo profesorë universitetesh.

“Ajo që pa i gjithë Ballkani të hënë është Shkupi siç i ka hije, i veshur kuq e zi nga një cep në tjetër, qytetarë e studentë të revoltuar për gjuhën shqipe, revoltë e shprehur shumë mirë në protestë paqësore.
Kjo ishte protesta e dytë që i priu kësaj iniciative. Nëse nuk gjendet një zgjidhje reale, që siç është e dukshme që do të ndodhë, do të vijojmë.

Shqiptarët këtu janë gjysma e shtetit. Nuk ka kuptim që gjysma të mësojë gjysmën tjetër të mësojë gjuhën e tyre. Ministri i Drejtësisë, ndaj të cilit edhe nisi protesta jonë, nxit përçarjen ndëretnike. Nuk kemi asgjë ndaj palës maqedonase, por duam të mbrojmë gjuhën tonë shqipe.
Të studiosh në gjuhën tënde or të mos lejohesh të testohesh në këtë gjuhë dhe të ushtrosh profesionin, kjo është absurde.
Nga e marta deri sot në Maqedoninë janë shfaqur mbishkrimet “Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur” ose “ Dhoma gazi për shqiptarët”.

Mediat maqedonase apo dhe intelektualë dhe profesorë na quajnë indianë dhe të pashkollë, na thuhet “Ikni në Tiranë dhe në Prishtinë”. Nuk merret masa ndaj gjuhës së urrejtjes.
Ne nuk lodhemi nga protestat, por ata që janë kundër nesh le të dridhen e të tremben sepse ne jemi këtu. Patëm mbështetje sepse jemi duke kërkuar një gjë elementare dhe të drejtë”, tha ai

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Paske marrë burrë të martuar”, Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekësve pasi publikoi vajzën e bashkëshortit
Next Post: Gjermania gati për luftë? Dalin detajet e papritura nga shteti gjerman, ja se çfarë po bëhet aty..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme