Skip to content

Lajmi I Fundit

Nëna e Bleona Matës flet për zhdukjen e vajzës: Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje, familja e burrit fsheh krimin

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on Nëna e Bleona Matës flet për zhdukjen e vajzës: Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje, familja e burrit fsheh krimin

Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës, e cila rezulton e zhdukur prej 16 vitesh, ka folur në emisionin “Dita Jonë”, në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur.

Mes lotësh dhe emocionesh të forta, ajo hodhi akuza ndaj familjes së ish-bashkëshortit të saj, duke thënë se po fsheh të vërtetën për zhdukjen e vajzës.

“Familja e babait të Bleonës nuk e di pse e fsheh një krim brenda vetes. Kush e di diçka?! Kjo mua më bën të çmendem. Nuk do të dorëzohem kurrë, kurrë. Vetëm kur të vdes do të dorëzohem. Pa Bleonën nuk kam jetë”, shprehet Bukurie Mata.

Bleona Mata u zhduk 16 vite më parë, kur ishte vetëm 6 vjeçe. Rasti i saj mbetet ende pa përgjigje, ndërsa familja vijon të kërkojë zbardhjen e fatit të së miturës.

Në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët e humbur, Bukurie Mata mes lotësh shprehet: “Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje kaq të madhe. U bënë 16 vite që as nuk ia kam parë fytyrën! Deri tani vetëm presim, një lajm sa më të mirë, sa më të gëzuar”.

Ndërkohë, gazetarja Odeta Dume, e cila e ka ndjekur rastin prej afro 8 vitesh, bëri me dije se së fundmi ka dalë një pistë e re hetimi për Bleona Matën.

“Që nga tetori 2018 shumë informacione kanë ardhur për Bleona Matën, na kanë çuar në Angli, në Maqedoni, në Kosovë, brenda territorit të Shqipërisë, në Greqi. Janë bërë verifikime, por jo gjithçka që vjen ne kemi aftësinë ta verifikojmë 100 për qind. Jemi në bashkëpunim me institucionet. Pistat e fundit Bukuria i di. Ka dalë një pistë e re, urojmë të jemi në rrugën e drejtë”, tha gazetarja.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Paqe mes SHBA dhe Iranit? Tre pikat që pengojnë marrëveshjen përfundimtare
Next Post: “Rusia po terrorizon Ukrainën”, Kallas: Raketat ‘Oreshnik’ rrisin rrezikun e luftës bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme