Skip to content

Lajmi I Fundit

“Rusia po terrorizon Ukrainën”, Kallas: Raketat ‘Oreshnik’ rrisin rrezikun e luftës bërthamore

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on “Rusia po terrorizon Ukrainën”, Kallas: Raketat ‘Oreshnik’ rrisin rrezikun e luftës bërthamore

Shefja e diplomacisë europiane paralajmëron për rrezik të përshkallëzimit bërthamor pas përdorimit të raketave “Oreshnik” nga Moska.

Kaja Kallas, ka akuzuar Rusinë për terrorizim të Ukrainës përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj zonave urbane dhe popullsisë civile.

Në një deklaratë të fortë, ajo tha se Moska, përballë vështirësive në vijën e frontit, po intensifikon goditjet ndaj qyteteve ukrainase me qëllim frikësimin dhe shkaktimin e sa më shumë viktimave civile.

“Rusia, e bllokuar në fushën e betejës, po terrorizon Ukrainën përmes sulmeve të synuara ndaj qendrave urbane. Këto janë akte terroriste të dënueshme që synojnë vrasjen e sa më shumë civilëve”, deklaroi Kallas.

Zyrtarja europiane shprehu shqetësim edhe për përdorimin e dyshuar nga Rusia të raketave balistike me rreze të mesme “Oreshnik”, të cilat sipas saj janë të projektuara për të mbajtur koka bërthamore.

“Përdorimi i këtyre raketave përbën një taktikë frikësimi politik dhe një rrezik serioz për përshkallëzim bërthamor”, u shpreh shefja e politikës së jashtme të BE.

Ajo paralajmëroi se situata aktuale po afrohet me një moment tepër të rrezikshëm për sigurinë ndërkombëtare.

“Ky është një rrezik i pamatur në tehun e thikës bërthamore”, theksoi diplomatja e lartë e BE.

Kallas njoftoi gjithashtu se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen javën e ardhshme për të diskutuar masa të reja që synojnë shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Nëna e Bleona Matës flet për zhdukjen e vajzës: Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje, familja e burrit fsheh krimin
Next Post: Vjerri i tha burrit tim se kunata, kunati dhe unë kishim kryer ma***dhënie te ara me misër, më pas ndodhi hataja e madhe dhe…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme