Skip to content

Lajmi I Fundit

E rëndë në Itali, mësuesi dhunohet barbarisht nga nxënësit: Refuzon t’i denoncojë ata..!(VIDEO)

Posted on May 27, 2026 By admin No Comments on E rëndë në Itali, mësuesi dhunohet barbarisht nga nxënësit: Refuzon t’i denoncojë ata..!(VIDEO)

Një profesor në institutin teknik “Itis” në Parma është bërë protagonist i një videoje që ka shkaktuar debat të madh në Itali, pasi u përfshi në një incident me një grup adoleshentësh pranë shkollës.

Pamjet, të shpërndara gjerësisht në rrjet, tregojnë mësuesin teksa ddhunohet nga disa nxënës, ndërsa një koleg i tij ndërhyn për ta mbrojtur dhe neutralizon një prej të rinjve.

Tre nxënës janë pezulluar për 30 ditë, por profesori 63-vjeçar ka refuzuar të bëjë kallëzim penal ndaj tyre.

“Më mbajtën për dy orë në komisariat duke u përpjekur të më bindnin të denoncoja. Pothuajse më lutën ta bëja. Por unë e kam thënë dhe e përsëris: asnjë denoncim”, deklaroi ai.

Profesori, që jep mësim prej vitit 1985, këmbëngul se nuk e konsideron ngjarjen një agresion të mirëfilltë.

“Nuk kam pësuar asnjë dëm. Përkundrazi, fakti që nuk denoncoj është një ndërhyrje edukative. Këta djem tashmë e kanë kuptuar mbi lëkurën e tyre se sjelljet e gabuara sjellin pasoja”, tha ai.

Në video dëgjohet mësuesi duke thënë: “Po ju jeni të çmendur?”, ndërsa ndiqet nga disa të rinj pranë parkut përballë shkollës.

Sipas tij, konflikti nisi pasi pa një nxënës duke goditur me shkelm një kanaçe drejt një makine të parkuar dhe e qortoi për sjelljen. Më vonë gjatë ditës, i riu ishte kthyer bashkë me disa shokë dhe situata degradoi në debat dhe tension fizik.

“Është sjellja e një djali 16-vjeçar me ide të ngatërruara dhe jo shumë i zgjuar”, komentoi profesori.

Mësuesi kritikoi gjithashtu ministrin italian të Arsimit, Giuseppe Valditara, i cili reagoi ashpër pas publikimit të videos duke dënuar dhunën ndaj mësuesve.

“Fjalët e tij janë të një personi jokompetent”, deklaroi profesori, duke kujtuar deklarata të mëparshme të ministrit mbi “rolin e poshtërimit” në edukimin e nxënësve.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Irani s’mund të ketë armë bërthamore”, Trump: SHBA-ja pranon vetëm marrëveshje perfekte
Next Post: Mojtaba Khamenei kërcënon përsëri SHBA: S’ka më asnjë strehë të sigurt në Lindjen e Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme