Skip to content

Lajmi I Fundit

Mojtaba Khamenei kërcënon përsëri SHBA: S’ka më asnjë strehë të sigurt në Lindjen e Mesme

Posted on May 27, 2026 By admin No Comments on Mojtaba Khamenei kërcënon përsëri SHBA: S’ka më asnjë strehë të sigurt në Lindjen e Mesme

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka paralajmëruar se vendet në Lindjen e Mesme “nuk do të jenë më mburojë për bazat amerikane”.

Në një deklaratë të lëshuar për të shënuar pelegrinazhin islamik vjetor në Mekë, Mojtaba Khamenei tha se akrepat e orës nuk do të kthehen prapa për bazat amerikane.

“Akrepat e orës nuk do të kthehen prapa, kombet dhe vendet e rajonit nuk do të jenë më mburojë për bazat amerikane. Amerika nuk do të ketë më një strehë të sigurt për të keqen që ka sjellë dhe krijimin e bazave ushtarake në rajon”

Fjalimet e Mojtaba Khameneit kanë qenë të pakta që kur ai mori postin si lider suprem i Iranit pas vdekjes së babait të tij, Ali Khameneit.

Sipas raportimeve, Khamenei u plagos në sulme dhe nuk është parë publikisht që atëherë, pavarësisht se ka lëshuar deklarata me shkrim si kjo e fundit.

Ndërkohë në terren, SHBA ka nisur sërish sulmet ndaj Iranit, duket e goditur me raketa.

SHBA-të kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj objektivave iraniane në jug të Iranit, duke goditur baza raketore dhe mjete detare që dyshohet se po vendosnin mina në zonën e Ngushticës së Hormuzit.

Komanda Qendrore Amerikane deklaroi se operacioni u krye në kuadër të “vetëmbrojtjes” dhe kishte për qëllim mbrojtjen e trupave amerikane nga kërcënimet e forcave iraniane.

Zëdhënësi i saj, kapiteni Tim Hawkins, tha se ushtria amerikane “vazhdon të mbrojë forcat e saj duke treguar përmbajtje gjatë armëpushimit në fuqi”.

Nga ana tjetër, Irani ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj sulmeve të fundit. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqai, deklaroi se bisedimet për një marrëveshje mes Teheranit dhe Uashingtonit kanë bërë përparim, por një dakordësi finale “nuk është ende afër”.

Pas sulmeve, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se negociatat për paqe vazhdojnë dhe se ende ekziston mundësia për një marrëveshje.

“Do të shohim nëse mund të arrijmë përparim. Ka ende diskutime për formulimet e dokumentit fillestar dhe kjo mund të zgjasë disa ditë”, deklaroi Rubio gjatë një vizite zyrtare në Indi.

Ai shtoi se presidenti Donald Trump është i vendosur për një marrëveshje, por vetëm nëse ajo konsiderohet e favorshme për SHBA-të.

Sipas raportimeve, sulmet amerikane goditën një zonë pranë Bandar Abbasit, qytet-port strategjik në jug të Iranit dhe bazë e rëndësishme detare pranë Ngushticës së Hormuzit.

Mediat iraniane raportuan më herët për shpërthime në zonë, ndërsa autoritetet lokale kishin nisur hetimet.

Ndërkohë, memorandumet që po diskutohen mes palëve përfshijnë një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe negociata të reja për programin bërthamor iranian.

Sipas inteligjencës amerikane, lideri suprem iranian Mojtaba Khamenei ndodhet në një vend të fshehtë pas sulmeve izraelite që vranë babanë e tij dhe ish-udhëheqësin e Iranit, duke vështirësuar komunikimin me negociatorët iranianë.

Në fillim të konfliktit, Irani besohet se posedonte rreth 440 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60%, shumë pranë nivelit të nevojshëm për prodhimin e armëve bërthamore.

Konflikti mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit vazhdon të mbajë të tensionuar situatën në Lindjen e Mesme, ndërsa tregjet globale po ndjekin me shqetësim zhvillimet rreth Ngushticës së Hormuzit dhe furnizimit botëror me naftë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E rëndë në Itali, mësuesi dhunohet barbarisht nga nxënësit: Refuzon t’i denoncojë ata..!(VIDEO)
Next Post: E PABESUESHME/ Delja ngjitet në çati për t’i shpëtuar therjes për Kurban Bajram..!(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme