Skip to content

Lajmi I Fundit

Banori befason shqiptarët: Dua që resorti të ndërtohet, ja kush është halli im i vërtetë

Posted on June 1, 2026 By admin No Comments on Banori befason shqiptarët: Dua që resorti të ndërtohet, ja kush është halli im i vërtetë

Eduart Subashi, banori i fshatit Zvërnec i cili mesditën e së shtunës u dhunua nga rojet private teksa ishte duke protestuar kundër ndërtimit të resortit, ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka theksuar se ai është dakord me investimet në këtë zonë.

Për Top Neës, Subashi ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa është shprehur i hapur për të biseduar me qeverinë dhe institucionet përkatëse lidhur me situatën e krijuar. Sipas Subashit, si ai ashtu edhe banorë të tjerë disponojnë certifikata pronësie të ndara sipas ligjit 7501.

“Jam më mirë sot, mund të them. Unë u godita në gurmaz nga një punonjës i policisë private, siç e keni parë edhe në videot në rrjetet sociale. Zëri akoma nuk më ka ardhur tamam, por në përgjithësi shëndeti im është normalizuar”, tha ai, teksa më tej sqaroi se kundërshtimi i tij dhe i banorëve nuk lidhet me investimin në vetvete, por me çështjen e pronësisë, duke kërkuar që të drejtat e tyre të njihen dhe të respektohen përpara se projekti të vijojë.

“Zgjidhja për ne është të marrim tokën tonë dhe nga andej e tutje jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi me qeverinë. Nuk kam asnjë kundërshtim për këtë”, deklaroi ai ndër të tjera, duke theksuar kështu se është i gatshëm që të dialogojë me institucionet shtetërore dhe investitorët për të gjetur një zgjidhje.

“Isha thjesht duke pyetur pse ishte vënë ai gardh atje dhe pse është mbyllur rruga e fshatit ku ne vijmë. Unë jam banor i Zvërnecit. Unë jam qytetar shqiptar dhe grek. Aty nuk kam ardhur i dërguar nga dikush.

Kam ardhur sepse kam tapinë e tokës sime që në 1991. Po jam përfitues me 5701, një tokë e stërgjyshit tim. Kur u vu ai gardhi i Palestinës? Sepse atë më kujton kur shoh gjëra në TV. Nuk jemi informuar nga askush për projektin.

Kur u vu gardhi rrethues, e mora vesh. Të gjithë banorët kanë pronësinë e tyre, me dokumenta. Unë di që kam tokën time atje, të gjithë bashkëfshatarët e mi kanë toka atje. Mund të jenë rreth 300 banorë të tjerë. Nuk ka zgjidhje askund.

Kudo që përplasemi, thonë nuk ka dalë ligji, e kemi tokën në përdorim. Nuk na japin dokumente në Zvërnec, nuk del nga asnjë zyrë. Pasi më qëlluan, atëherë policia u fut dhe më tërhoqi pas”, u shpreh Eduart Subashi. /TCH

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Ose reagojmë për të gjithë, ose për askënd” – Luiz Ejlli ndez debat të fortë për protestat në Shqipëri
Next Post: “Ergys Agasin e kam njohur në administratë, raportet kanë qenë korrekte” – Karçanaj flet për pasuritë e saj: Jetoja me qira, nuk kam as makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme