Skip to content

Lajmi I Fundit

“Ergys Agasin e kam njohur në administratë, raportet kanë qenë korrekte” – Karçanaj flet për pasuritë e saj: Jetoja me qira, nuk kam as makinë

Posted on June 1, 2026 By admin No Comments on “Ergys Agasin e kam njohur në administratë, raportet kanë qenë korrekte” – Karçanaj flet për pasuritë e saj: Jetoja me qira, nuk kam as makinë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për herë të parë në “Top Story” për akuzat ndaj saj, teksa u ndal edhe tek njohja me Ergys Agasin.

Karçanaj deklaroi se “Agasin e ka njohur kur ka qenë funksionar në administratë”, teksa shtoi se ka pasur marrëdhënie korrekte si me çdo punonjës tjetër.

“Agasin e kam njohur kur ka qenë funksionar në administratë, ka qenë marrëdhënie korrekte, si me të gjithë punonjësit e tjerë. Në administratë është e detyrueshme të kesh kontakte, por këto kontakte nuk shndërrohen as në marrëdhënie personale, as shoqërore, aq më shumë penale. Unë po flisja për mënyrën sesi është trajtuar çështja në media. Unë mendoj se Çezarit duhet t’i jepet ajo që i takon Çezarit. I takon akuzës të hetojë në mënyrë të plotë, duke analizuar të gjitha provat dhe dokumentet, më pas të dalë në përfundime”, u shpreh ajo.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Ndër të tjera, Karçanaj ka folur edhe për pasuritë që zotëron, duke sqaruar edhe pretendimet në akuzat ndaj saj.

“Dua të shtoj se zor që mund të provoj ndjesi më të keqe dhe poshtëruese se momenti i sekuestrimit. Unë kam fiks 30 vite që punoj. 6 vite si pedagoge, më pas kam emigruar në Kanada, nuk kam ikur atje për të prishur lekët e prindërve. Kam punuar në profesion duke dalë nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehesha në 8 në shtëpi. Aty kam qenë e mirëpaguar. Më pas u ktheva dhe kam punuar pedagoge. Kam punuar 12 vite në AKSH. Çdo gjë që kam të deklaruar e kam të deklaruar prej një jete.

Çdo e ardhur e imja është brenda sistemit e deklaruar. Nuk ka asnjë qindarkë të fshehur. Unë aktualisht jetoj në një shtëpi me qira, deri në fund të 2024, jetoja në shtëpinë ku kam lindur, një apartament 64-vjeçar që i përket kohës së Enverit.

Nuk ka lidhje me pronësinë time, e kam pasur një apartament me qira të zgjedhur pranë punës, AKSHI-t. Unë nuk drejtoj makinë, nuk kam makinë. Nuk zgjodha të shes pronën e mamasë por zgjodha atë apartament me qira. Për emergjencat e punës, unë kam zgjedhur që për 5 minuta të isha në AKSH. Është me kontratë tek noteri, çdo pagesë qiraje është bërë në bankë.

(Flet për banesën në Qerret) Ato që ju i quani disa prona në fakt janë pasuri të deklaruara, unë jam subjekt deklarimi së bashku me babain e fëmijëve të mi, që janë bërë që në momentin që janë blerë. Pronat e mia nuk kanë lidhje me titujt bombastikë. Unë zotëroj në Qerret një apartament 1+1, 60 metra/ katrorë, që e zotëron babai i fëmijëve të mi.

Unë e kam të rëndësishme të flas edhe për pronat e sekuestruara, unë jam fëmijë i vetëm, mamaja ime ka qenë mësuese ka punuar 30 vite, babai im ka qenë profesor matematike 50 vite dhe ataku në zemër i ka ndodhur duke dhënë mësim.

Unë nuk drejtoj makinë, unë nuk kam makinë. Bëhet fjalë për një Volkswagen Tiguan e 2016, e blerë 10 vite më parë që e përdor babai i fëmijëve të mi, sërish e deklaruar. Nuk bëhet fjalë për asnjë Porsche”, tha KarçanaJ

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Banori befason shqiptarët: Dua që resorti të ndërtohet, ja kush është halli im i vërtetë
Next Post: Media e Brukselit nxjerr dokumentat: Monika Kryemadhi u financua nga njerëzit e Putin, Rusia po përdor çdo mjet për të kontrolluar Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme