Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit. Ai tregon se kishte shkuar në Laç për të marrë pjesë në ritualin e “Të Martave të Shenjta”, një traditë e njohur që lidhet me 13 të martat në nder të Shna Ndout, ku besimtarët luten për shëndet, mbarësi dhe plotësim dëshirash.
