Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 14, 2026 By admin No Comments on

Ndryshe nga “Revolucioni Flamingo” i cili ishte paqësor për muaj të tërë, në tetor protestat morën një tjetër dimension me përfshirjen e studentëve. Ajo që nisi me kërkesa për përmirësimin e kushteve në universitete, problematikat e arsimit dhe perspektivën e të rinjve, u zgjerua pas përplasjeve të 13 tetorit, kur kërkesa për dorëheqjen e Ramës u rikthye në një nga thirrjet kryesore të lëvizjes.

Studentët kanë mbajtur një qëndrim të prerë, duke e cilësuar dorëheqjen e kryeministrit si të panegociueshme dhe duke kundërshtuar ofertat për dialog me qeverinë. Në protestat e tyre janë dëgjuar vazhdimisht slogane si “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Studentët kërkojnë revolucion” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.Paralelisht me protestat në sheshet e Tiranës, studentët kanë vijuar edhe bojkotin e procesit mësimor, ndërsa lëvizjes i janë bashkuar pedagogë, prindër dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit. Momentalisht në disa universitete mësimi është rikthyer në normalitet.

Në protestat e fundit, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesat për dialog, por kjo ofertë nuk ka sjellë deri më tani një ndryshim të qëndrimit të studentëve, të cilët vijojnë të këmbëngulin për dorëheqjen e tij.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Zbulohen VENDIMET e Ramës në Asamble/ Shkarkon Erion Veliajn si drejtues politik i Tiranës, vendosen…
Next Post: 168 DITË REVOLTË! Mbahet sot protesta e radhës kombëtare në Tiranë. Studentëve pritet t’u bashkohen qytetarë dhe Diaspora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Dramë në mbledhjen e PS! Spiropali mbajti fjalët gozhduese, Edi Rama merr vendimin: Të përjashtohet nga PS
  • Të gjithë e mbajnë sekret, ja si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta..(VIDEO)
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme