Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 18, 2026 By admin No Comments on

Në fakt nuk janë raste të shumta që mua më kanë ndodhur dhe unë i kam investiguar dhe ka rezultuar një gjë e tillë, por ka patur raste.

Të paktën në gjithë punën që unë kam bërë në gjithë këto vite, më kanë ndodhur 2-3 raste. Por ka një problem me këto lloj tradhtish, që janë pak të kujdesshëm në daljet e tyre dhe është e vështirë për ta kapur mat.

Vërtet që është bërë bujë që kanë filluar e dalin hapur, por është pak e vështirë për t’i kapur. Të paktën në ivestigimet e mia, i kanë ato instiktet që ne i kuptojmë personalisht si agjentë, që ka diçka mes këtyre të dyve, por nuk arrijmë dot ta faktojmë.

Nuk mund të shkojnë diku hapur, mund të kenë ambientet e tyre, siç mund të jetë një shtëpi apo ambiente shumë private që ne nuk arrijmë dot t’i zbulojmë.

Kur ka ardhur një bashkëshorte në zyrën time, ajo ka ardhur sepse e ka ditur, ka kapur mesazhe në telefon, mesazhe të tipit që ka diçka midis këtyre edhe pse justifikimi ka qenë ‘është shok, jemi miq’, por nuk ka pasur një provë për ta faktuar dhe ka kërkuar ndihmën tonë.

Por dhe e kemi pasur goxha të vështirë për t’i kapur, sepse kanë ato ambientet e tyre shumë private.

Në ambiente publike ata janë miq, pihet kafja dhe haet dreka siç mund të rrinë dhe flasin dy miq, por njëra palë mund të ketë shtëpi ku mund të shkojnë.

Kush është më e rëndë për gratë, të zbulojnë që burri po i tradhton me një grua tjetër apo me një burrë?

Më e rëndë është kjo, të paktën në opinionin tonë. Është e rëndë. Për një grua bëhet më shumë xheloze, por pjesa që të tradhtojë me një burrë, ndërkohë që ka krijuar një familje dhe të ketë pëlqime ndaj gjinisë tjetër, është pak e vështirë për gruan. E përjetojnë keq. Është për t’u përjetuar keq, është e pabesueshme. Nëse ti ke pëlqime ndaj gjinisë së njëjtë, mos u marto, mos krijo familje.

A ndahen nga burrat e tyre këto gra që kanë zbuluar këtë lloj tradhtie?

Një rast që është vërtetuar, kanë shkuar në ndarje.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Gjatë 14 viteve të mia si drejtoreshë e një shkolle fillore, nuk kisha dëshmuar kurrë diçka të tillë.
Next Post: “Gruaja e kapi burrin në Tiranë duke e tradhtuar me një burrë dhe…”/ Detektivja befason: Ja çfarë vendosi të bënte!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme