Një nënë që prej më shumë se një viti kërkon të drejtën për të takuar fëmijët e saj, një vendim gjykate që pretendohet se nuk po zbatohet dhe një proces përmbarimor i mbushur me ankesa, kundërshti dhe pikëpyetje.
Kjo është historia e Neda Ballukut, e cila i është drejtuar Fiks Fare për të denoncuar Zyrën Përmbarimore Vendore të Tiranës, pasi prej një viti nuk arrin të takojë dy djemtë e saj të mitur.
Neda tregon se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, takimet me djemtë nuk janë realizuar sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
