Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 20, 2026 By admin No Comments on

Spiropali u ndal te qëndrimi i saj për çështjen e Belinda Ballukut, duke pranuar se mosvotimi për heqjen e imunitetit të saj ishte një akt politik. Ajo theksoi se kundërshtimi nuk kishte të bënte me mbrojtjen personale të Ballukut, por me modelin e qeverisjes që, sipas saj, përfaqëson.

Spiropali u shpreh se Balluku është modeli më i keq i qeverisjes brenda forcës politike, por shtoi se ndien keqardhje për të në aspektin njerëzor.

“Dua ta them me plot gojën që, sa u takon fjalëve që janë thënë për antiligjshmëritë, për lidhjet me partnerët, këto janë mënyrat, besoj unë, më primitive për të adresuar problematika që nuk kanë lidhje me të.

Nëse mund ta them me emër, për Belinda Ballukun, dhe kam bërë një akt politik, mosvotimi për heqjen e imunitetit. Jo se dua të shoh një grua në pozita të tilla, por për shkak të moslegjitimitetit të modelit. Këtu fillon dhe mbaron problemi.

Njerëz që, siç ka dalë më pas, kanë qenë duke shpërndarë favore politike me emra, a ka vlerë emrat? Jo, vlerë ka modeli. Unë besoj se Belinda Balluku, që më del emri gjithkund me përballjen me vetveten dhe pse nuk e kam përmendur, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike dhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë. Këtë kam menduar kur nuk kam shkuar të votoj. Kam keqardhje edhe për të, për faktin që është grua, për fëmijët, madje edhe për shpirtin e saj, lutem”, u shpreh Spiropali./Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Elisa Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo …
Next Post: “Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali nxjerr EMRAT, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme