Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të përgjithshëm të selisë rozë, Blendi Klosit, pas deklaratave të këtij të fundit në media lidhur me përjashtimin e saj nga format e PS.
Duke folur në Top Story, Spiropali u shpreh se i vjen turp për mënyrën se si Klosi po përpiqet të justifikojë vendimin ndaj saj.
