I riu, i cili kreu disa ndërhyrje kirurgjikale në Itali u kthye pak ditë më parë, rikthim i cili u njoftua në rrjetet sociale.
Plagosja e tij gjatë protestës është nën hetim dhe prokuroria po pret letërporosinë për të konfirmuar nëse ai u qëllua me plumb gome apo është dëmtuar me sende të tjera.
Sakaq prokurori ka kërkuar nga policia listën e oficerëve që ishin në detyrë atë ditë dhe cilët prej tyre përdornin armët me plumba gome.
Hetimet janë bashkuar duke u referuar në disa kallëzime të protestuesve të dëmtuar që pohojnë dhunë prej policisë, e cila po ashtu ka referuar dhjetëra protestues për t’u hetuar për dhunë ndaj tyre, objekteve shtetërore dhe dëmtim të pronës private.