Prokuroria e Tiranës i dërgon fletëthirrje për ta pyetur protestuesin, Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy në protestën e datës 24 tetor.
Sipas burimeve të Anila Hoxhës fletëthirrja është firmosur nga prokurori Ndini Tavani dhe përmes saj i kërkohet 28-vjecarit të paraqitet para grupit të hetimit në 25 nëntor ora 11.
