Në skenën e xhiruar në Londër, Dua Lipa luante shoqen e Robertit, të cilit, gjatë përshëndetjes, i kujtonte të mos harronte detyrat e shtëpisë. Një paraqitje e shkurtër, por mjaft interesante, që sot merr vëmendje për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm që artistja ka arritur ndër vite.
Rikthimi i këtij momenti në vëmendje vjen edhe pas njoftimit të RTK-së për ritransmetimin e “Familjes Moderne” në formatin HD. Episodet do të transmetohen çdo të diel, duke filluar nga ora 20:05, duke rikthyer në ekran një prej serialeve që ka lënë gjurmë te publiku shqiptar.
Ndërkohë, Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese në karrierën muzikore. Së fundmi, ajo ka arritur certifikimin e parë Diamant në karrierën e saj, me këngën “Levitating”, e cila është certifikuar 13 herë Platinum në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.