Aktorja e njohur turke Deniz Çakir, e cila për publikun shqiptar është e njohur për rolin e Shah Sulltanit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” dhe atë të Ferhunde në serialin “Kur gjethet bien”, është në mesin e personave të arrestuar në një aksion të gjerë policor në Stamboll.
Operacioni është pjesë e një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Stambollit, i cili lidhet me dyshime për prostitucion, trafikim, furnizim, posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike.
