Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm, më 26 nëntor, në Ponte Buggianese (Pistoia) , ku 25-vjeçari Andrea Nardini vrau të dashurën e tij 24-vjeçare rumune, Ionela Miruna Garneata. Më pas ai vendosi t’i jepte fund jetës së tij.
Autori i vrasjes zgjodhi të shkonte me makinë drejt një ure, në Barberino di Mugello. Atje, i vuri flakën makinës së tij, ia vuri flakën vetes dhe u hodh nga ura.
