Skip to content

Lajmi I Fundit

Afera e AKSHI-t, Klodiana Lala paralajmëron rrëzimin e qeverisë: Zonjës Karçanaj përveç lekëve në kutia vere i janë gjetur edhe…!

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on Afera e AKSHI-t, Klodiana Lala paralajmëron rrëzimin e qeverisë: Zonjës Karçanaj përveç lekëve në kutia vere i janë gjetur edhe…!

Klodiana Lala ka komentuar në emisionin Opinion mbi aferën e AKSHI-t, duke e cilësuar si një nga dosjet më të mëdha të dekadës së fundit.

Sipas saj, kjo është një çështje shumë komplekse që nis nga abuzimi me tenderat dhe përfshin veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Hetimet lidhen me pastrim parash, qarkullim të miliona eurove, kërcënime, shantazhe dhe madje edhe rrëmbime biznesmenësh. Lala thekson se nëse kjo aferë hetohet deri në fund, mund të çojë deri në rrëzimin e qeverisë shqiptare.

‘Afera e AKSHI-t konsiderohet në këndvështrimin tim, por edhe të prokurorëve që po merren me çështjen, ndër aferat më të mëdha që mund të ketë ndodhur të paktën në 10-vjeçarin e fundit. Është një dosje shumë komplekse sepse nis që nga abuzimi me tenderat, krimi i grupit të strukturuar kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Më pas shkohej në veprën penale të pastrimit të parave, qarkullimit të miliona eurove dhe deri tek kërcënimet, shantazhet dhe rrëmbimet e biznesmenëve të ndryshëm. Nëse kjo aferë hetohet deri në fund, patjetër që në këndvështrimin tim mund të shkojë deri në rrëzimin e qeverisë shqiptare.”-tha Klodiana Lala.

Në lidhje me Mirlinda Karçanajn, ajo përmend pasurinë e saj të parë në rrugën Dervish Hima, pranë stadiumit “Air Albania”. Bëhet fjalë për një kontratë qiramarrjeje mes kompanisë së ndërtimit të administruar nga Orest Sota dhe zonjës Karçanaj. Sota është i njohur si personi që dikur u kap me rreth 600 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ai pretendon se kontrata u lidh për shkak të miqësisë me Ergys Gasin, gjë që provohet nga hyrje-daljet e tij në zyrë të dokumentuara me kamera inteligjente.

“Në lidhje me zonjën Karçanaj, pasuria e parë është në rrugën Dervishima, pra tek stadiumi. Është një kontratë qiramarrjeje mes një kompanie ndërtimi me administrator Orest Sota. Kush është Orest Sota? Është njeriu që dikur u kap me një shumë prej 600 e ca mijë eurosh dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në Elbasan. Sota ka lidhur kontratën me zonjën Karçanaj, ku shuma është minimale në raport me vlerën e tregut. Ai pretendon se e ka lidhur për shkak të miqësisë me Ergys Gasin, gjë që provohet nga videot e hyrje-daljeve në zyrën e tij.”-tha Lala

SPAK, megjithatë, dyshon se kontrata është fiktive dhe se apartamenti është blerë për shkak të lidhjes së ngushtë mes Karçanajt dhe Ergys Gasit. Sipas akuzës, ata paracaktonin tendera dhe favorizonin kompaninë “Soft and Solution” të Ermal Beqirit, si dhe kompani satelite të kontrolluara prej tij.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dyshime se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, i zhdukur në mënyrë misterioze për dhjetë orë në vjeshtën e kaluar, i ka dërguar Karçanajt një shumë prej 200 mijë eurosh të kamufluar në kuti vere. Këtë fakt e ka dëshmuar vetë Shima, i cili ka treguar se zonja Karçanaj e udhëzonte për paracaktimin e tenderave.

“SPAK pretendon dhe këtë mbetet për ta provuar hetimi se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, i cili u zhduk në mënyrë misterioze për dhjetë orë vjeshtën e vitit të kaluar, i ka dërguar zonjës Karçanaj një shumë prej 200.000 eurosh të kamufluar në kuti vere. Në pamje të parë duket si një gjë jo normale, por këtë dëshmi e ka dhënë vetë Daniel Shima, i cili ka treguar se ishte zonja Karçanaj që e udhëzonte për paracaktimin e tenderave.”-u shpreh Kolaidana Lala

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Selin dhe Gimbo treguan vendin ku kaluan natën e parë… dhe përgjigjja do ju habisë! (VIDEO)
Next Post: “Ne bëmë s*ks dhe 66-vjeçari po na shihte me video-call”, dëshmia e mikut të 19-vjeçares shqiptare që vdiq në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme