Marigona Gona në qendër të vëmendjes në Greqi, mediat zbulojnë detaje të reja
Marigona Gona, shqiptarja e lindur në Kosovë në vitin 2004, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave greke pas popullaritetit të madh që ka fituar në rrjetet sociale.
Sipas mediave greke, Marigona u shpërngul në Gjermani, ku përfundoi shkollimin për infermiere. Fillimisht, shumë përdorues të rrjeteve sociale pyesnin se kush ishte vajza që po tërhiqte vëmendje me paraqitjet e saj, ndërsa më pas ajo u bë e njohur përmes fotografive të publikuara online.
E përditshmja greke “Tema” raporton se pas mbërritjes në Greqi, Marigona kishte marrë disa oferta për t’u bërë pjesë e programeve televizive, përfshirë edhe emisionin e njohur “Greece’s Next Top Model” (GNTM). Megjithatë, ajo vendosi t’i refuzojë këto ftesa.
“Mendoj se programe të tilla e zvogëlojnë personalitetin e grave dhe i sakrifikojnë ato për audiencën televizive. Është e vërtetë që bukuria e jashtme ka gjithmonë ndikim pozitiv, por nuk e prisja që ajo të shndërrohej në diçka që mund të konsumohet dhe të humbasë”, është shprehur Marigona.
Ndërkohë, popullariteti i saj është rritur ndjeshëm. Mediat greke vlerësojnë se rrjetet sociale kanë luajtur rol kyç në shndërrimin e saj në një nga figurat më të komentuara mes tifozëve të Euroligës.
Së fundmi, Marigona është parë edhe në një klub nate, ku po festonte së bashku me basketbollistët e Olimpiakosit pas suksesit të skuadrës në garat evropiane. Pamjet e publikuara kanë ngjallur interes të madh në mediat dhe rrjetet sociale greke