Skip to content

Lajmi I Fundit

Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj në jahtin e trafikantit. U rrah nga Suada Sherifi pasi i “rrethoi” burrin Eldi Dizdari!!?

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj në jahtin e trafikantit. U rrah nga Suada Sherifi pasi i “rrethoi” burrin Eldi Dizdari!!?

Një nga kauzat kryesore të opozitës, ndonëse e bjerrur dhe e kompromentuar, është ajo e narkoshtetit. Për këtë kauzë ‘lufton’ edhe deputetja e PD-së, Elda Hoti, me vëllanë, babanë dhe bashkëshortin trafikantë droge. Kauzës së narkoshetit dhe të varfërimit të shqiptarëve i fryn edhe aktivisjta e Partisë Demokratike, Xhulja Xhekaj, kandidate për deputete e kësaj partie, e cila krekoset në jahte luksoze, produkt i parave të pista.

Aktivisjta e PD-së që ‘vajton’ për varfërinë dhe denoncon narkoshtetin shfaqet në këtë jaht luksoz, i cili dyshohet se është në pronësi të një trafikanti droge dhe kontrabandisti, i hetuar nga Prokuroia. Jahti në të cilin kapërdiset përfaqësuesja e PD-së Xhulja Xhekaj mësohet se është produkt i kontrabandës së mallrave, trafikut të kokainës përmes Portit të Durrësit dhe pastrimit të parave të pista.

Krahas elegjive për qeverinë, ndoshta aktivistja e PD-së duhet t’i shpjegojë publikut edhe këto foto në jaht, rrethanat dhe çfarë di për kontrabandën e cigareve dhe mafien e ilaçeve. Kujtojmë se qejfli jahtesh është edhe Belo Këlliçi, sot gjobëvënësi më i madh i opozitës nën trajnimin e Brisit të Tatimeve, kuptohet pas Shkëlzenit.

Ndëkaq, javën e kaluar, në media është publikuar dhe ka nisur të shpërndahet me shpejtësi një lajm, sipas të cilit kandidatja për deputete e PD-së Xhulja Xhekaj është rrahur nga ish misi Suada Sherifi, pasi pretendohet se Xhekaj i ka joshur ish bashkëshortin, Eldi Dizdari, trafikant i njohur kokaine.

Aktivisja e PD-së Xhulja Xhekaj e ka mohuar në komente pretendimin se është rrahur dhe tërhequr zvarrë nga vajza e tezes së saj, Suada Sherifi, për shkak të Eldi Dizdarit. Xhekaj duket se dyshon se pas këtij lajmi mund të qëndrojë Ervin Salianji, pretendent për të marrë drejtimin e PD-së, por që u përjashtua nga Sali Berisha duke e konsideruar tradhtar. Xhekaj ka shpërthyer në sharje dhe epitete ndaj Salianjit, përmes një video të publikuar në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq, nga linja e Salianjit ka dyshime të forta se Xhulja Xhekaj po nxitet nga Sali Berisha dhe Flamur Noka për të sulmuar Salianjin. Në një linjë me retorikën e Berishës dhe Nokës, Xhulja Xhekaj e akuzon Salianjin se është birësuar’ nga pushteti, se ka mbjellë flokët në burg dhe se ka devijuar nga vija e partisë

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Keni dhimbje gjuri? Kjo recetë me spec djegës do ju lërë pa fjalë..!(VIDEO)
Next Post: Indri lexon letrën e shkruar për Vanesën dhe shokon publikun me përmbajtjen e saj..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme