Skip to content

Lajmi I Fundit

Alarmi i Serwer: Vuçiç po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria të vendosë më shumë trupa

Posted on June 2, 2026 By admin No Comments on Alarmi i Serwer: Vuçiç po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria të vendosë më shumë trupa

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, paralajmëroi se prania ushtarake amerikane në Kosovë mund të reduktohet në të ardhmen, duke theksuar se vendi duhet të përgatitet për një skenar të tillë. Në një intervistë në një studio televizive ai sugjeroi se Shqipëria si vend i NATO-s mund të luajë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së Kosovës.

“Do doja të shikoja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin, por s’do habitesha edhe nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Duhet të mësoheni të jetoni me këtë fakt. Ndoshta mund ta dini që Shqipëria duke qenë anëtar i NATO-s, mund të vërë më shumë trupa në Kosovë dhe të ruajë fqinjin e vet. E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO do të zgjidhte shumë probleme. Serbia po përmbush objektivat e botës së saj serbe dhe askush nuk po pret që kosovarët të lëvizin dhe njerëzit këtë duhet ta kuptojnë, që bota vazhdon të ecë. Të kesh një vit e gjysmë që të kesh qeverisje të qëndrueshme, bota s’ka për t’u ndalur, dhe me çfarë situate do përballeni pas kësaj ngecje politike. Duhen parë edhe disavantazhet e një situate të tillë. Kosova duhet të lobojë që të hyjë në NATO sa më shpejt si ushtri e mirëkualifikuar. A po ndodh sot? Vështirë ta themi, që NATO të pranojë një anëtar të ri pa një qeveri të qëndrueshme”.

Serwer po ashtu ngriti alarmin për synimet e Serbisë ndaj Kosovës, duke deklaruar se presidenti Aleksandar Vuçiç po pret një moment të favorshëm gjeopolitik për të marrë së paku veriun e Kosovës.

“Është e qartë se Serbia nën Vuçiç po pret për një mundësi gjeopolitike në të cilën mund të marrin të paktën veriun e Kosovës, sepse s’ka qëllim që të marrë pjesën tjetër të Kosovës, pasi do përballej me një luftë guerrile që do të ishte shkatërruese për Serbinë”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë
Next Post: Refuzuan të paguanin biletën, 4 emigrantë d gjen nga pakistanezë të gjallë brenda një furgoni (PAMJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme