Skip to content

Lajmi I Fundit

Alfred Cako jep njoftimin e fortë: Lufta do të vazhdojë dhe do të zgjerohet, synimi është të ZHDUKEN të varfërit

Posted on April 13, 2026 By admin No Comments on Alfred Cako jep njoftimin e fortë: Lufta do të vazhdojë dhe do të zgjerohet, synimi është të ZHDUKEN të varfërit

Analisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë të fortë në një emision në Top Channel, ku ka parashikuar një zgjerim të konflikteve globale dhe ka folur për një plan të fshehtë të elitave për shpopullim.

Sipas tij, lufta nuk do të ndërpritet, por përkundrazi do të zgjerohet:

“Mendoj që lufta do të vazhdojë dhe do jetë e gjatë. Janë të gjithë bashkë. Ka dy armiq, elita dhe popujt, i gjithë qëllimi është të bëhet shpopullimi dhe të zhduken shtresat e ulëta ekonomike që janë dhe më të mëdhatë në botë dhe të ngelen vetëm shtresa e mesme dhe e larta, ku e larta do të kontrollojë të mesmen me anë të inteligjencës artificiale.”-tha Cako.

Ai kujtoi se që në vitin 2020 kishte paralajmëruar për një luftë botërore, para se të shpërthente konflikti në Ukrainë. Ai tha se katër superfuqitë Evropa, SHBA, Rusia dhe Kina, janë në lojë, por sipas tij, pa nënshkrimin e Evropës dhe Britanisë nuk mund të ketë paqe.

Ai përmendi edhe marrëveshjen e Alaskës mes SHBA dhe Rusisë për kontrollin e karburanteve, duke shtuar se Evropa dhe Britania nuk pajtohen me këtë skemë.

“Pres që do ketë një luftë midis Evropës dhe Rusisë, Putin kërcënoi këto ditë me luftë bërthamore, pres një zgjerim të luftës në Oqeanin Indian.”- u shpreh Cako.

Në analizën e tij, Alfred Cako parashikoi një rreshtim të ri të forcave, ku SHBA do të kërkojë të marrë nën kontroll Groenlandën, Kanadanë dhe Meksikën për burimet energjetike, ndërsa Lindja e Mesme do të mbahet e destabilizuar përmes Izraelit, në mënyrë që Evropa të mos ketë akses të lehtë në naftë.

Ai shtoi se Donald Trump ka rënë dakord me Vladimir Putinin për një taksë mbi fitimet e naftës që Rusia do të furnizojë drejt Evropës.

“Njëkohësisht Trump do të përpiqet që ato anije që kalojnë nga Ngushtica e Hormuzit, krahas Iranit, të marrë dhe Amerika një taksë.”- tha Alfred Cako për Top Channel.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Çfarë po ndodh?! Tensione në rritje, Izraeli vendos ushtrinë në gatishmëri të lartë
Next Post: “U ndava se nuk i tregova çarçafët e virgjëris” përplasje e akuza mes nuses dhe ish-vjehrrës në Durrës…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme