Një histori që po bën xhiron e botës dhe që na bën të shohim Shqipërinë me një sy tjetër ??
Cheryl Orlov, një 55-vjeçare nga SHBA, la pas jetën e saj në Los Anxhelos pas më shumë se dy dekadash dhe vendosi të nisë një kapitull të ri… në Shqipëri.
Pas mbylljes së biznesit dhe shitjes së pronave, ajo nisi të kërkonte një vend të ri për të jetuar. Shqipërinë e zbuloi rastësisht përmes një podkasti, por mjaftoi një vizitë që të bindej: ky ishte vendi i saj.
Sot ajo jeton në Tiranë, në një zonë të qetë, ku paguan më pak se 500 dollarë qira në muaj dhe shijon një jetë shumë më të thjeshtë dhe më të qetë se ajo që kishte në SHBA.
Ajo tregon se mikpritja e shqiptarëve, kultura dhe natyra e vendit e bënë të ndihej menjëherë si në shtëpi.
“Jam më e lumtur se kurrë,” shprehet ajo, duke theksuar se nuk e kishte kuptuar sa e stresuar ishte më parë, derisa vendosi të largohej nga Amerika.
Historia e saj është një kujtesë e fortë: ndonjëherë, lumturia nuk gjendet aty ku e kërkon gjithë jetën… por aty ku nuk e pret.