Skip to content

Lajmi I Fundit

Anne Hathaway AKTORJA “ters” apo simbol fati? Tifozët e Arsenalit kapen pas një koincidence të pazakontë (VIDEO)

Posted on May 7, 2026 By admin No Comments on Anne Hathaway AKTORJA “ters” apo simbol fati? Tifozët e Arsenalit kapen pas një koincidence të pazakontë (VIDEO)

Mes mijëra tifozëve të Arsenalit që festuan kualifikimin në finalen e Champions League ishte edhe aktorja e njohur hollivudiane Anne Hathaway.

Ylli amerikan, i lindur në Brooklyn, nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e saj për skuadrën londineze. Së fundmi, ajo tërhoqi vëmendjen edhe në tapetin e kuq të filmit The Devil Wears Prada 2, ku u shfaq me fanellën e Arsenalit të vendosur mbi supe.

Por pikërisht ky film ka krijuar edhe një lidhje të veçantë me tifozët e “Gunners”, falë një koincidence që po komentohet shumë në rrjetet sociale.

Arsenali luajti finalen e vetme të historisë në Champions League në vitin 2006, pikërisht në të njëjtin vit kur doli filmi i parë The Devil Wears Prada me protagoniste Anne Hathaway.

Tani, 20 vite më vonë, skuadra londineze rikthehet sërish në finalen e madhe europiane ndaj PSG ndërsa në kinema pritet të dalë vazhdimi i filmit ikonë, “The Devil Wears Prada 2”.

Kjo përputhje ka bërë që shumë tifozë të Arsenalit ta konsiderojnë Anne Hathaway një simbol fati për klubin, ndërsa në rrjet nuk kanë munguar komentet dhe teoritë humoristike mbi “magjinë” që lidh aktoren me finalet historike të londinezëve.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Njihuni me burgun më famëkeq në botë, Shikoni pamjet se në çfarë gjendje qëndrojnë të burgosurit..(VIDEO)
Next Post: E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme