Skip to content

Lajmi I Fundit

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, Ja pamje nga jeta luksoze e mbesës së gjeneralit iranian që u arrestua në SHBA

Posted on April 6, 2026 By admin No Comments on Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, Ja pamje nga jeta luksoze e mbesës së gjeneralit iranian që u arrestua në SHBA

Mbesa e gjeneralit iranian të vrarë në janar të 2020-ës, Qasem Soleimani dhe vajza e saj janë arrestuar nga agjentët e ICE, njoftoi të shtunën Departamenti amerikan i Shtetit.

Ajo bënte një jetë luksoze në Los Angeles dhe në Instagram kritikonte SHBA-të duke i quajtur “Satani i Madh”.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

Hamideh Soleimani Afshar, e cila dyshohet se bëri festë për sulmet ndaj ushtarëve dhe bazave ushtarake amerikane, dhe vajzës së saj Sarinasadat Hosseiny, u është revokuar “Green Card” për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin iranian.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

“Teksa jetonte në Shtetet e Bashkuara, ajo promovonte propagandën e regjimit iranian, festoi për sulmet kundër ushtarëve amerikanë dhe objekteve ushtarake në Lindjen e Mesme, vlerësonte Udhëheqësin e ri Suprem iranian, e denonconte Amerikën si “Satani i Madh” dhe shprehte mbështetjen e saj të palëkundur për Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane, një organizatë e përcaktuar si terroriste”, , thuhet në një letër të Departamentit amerikan të Shtetit që konfirmonte arrestimet.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

Afshar, 47 vjeç, hyri në SHBA në vitin 2015 me një vizë turistike, iu dha azil në vitin 2019. Ajo siguroi një Green Card në vitin 2021 nga administrata Biden. Ajo bëri të paktën 4 udhëtime për në Iran që kur mori Green Card, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Hosseniy, 25 vjeçe, hyri gjithashtu në SHBA në vitin 2015 me vizë studentore. Ajo u bë mbajtëse e Green Card në vitin 2023.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

Personaliteti i saj në internet ishte në kundërshtim me Islamin Shiit që përqafonte nëna e saj. Fotot në rrjetet e saj sociale, të cilat ajo i ka fshirë më pas, tregojnë bukuroshen me bikini, duke treguar tatuazhet e barkut apo duke pushuar në një skuter uji me rroba banje. Postime të tjera në Instagram tregojnë Hosseiny-n duke kaluar kohë në klube në Miami, duke bërë pushime në Alaska dhe duke festuar në Las Vegas.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

“Është një privilegj të të jepet një Green Card për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse kemi arsye të besojmë se një mbajtës i kartës jeshile përbën një kërcënim për SHBA-në, karta jeshile revokohet”, tha për “The Post”, Lauren Bis, një zëdhënëse e DHS-së.
Departamenti i Shtetit iu referua gjithashtu jetës ekstravagante të Afsharit në Los Angeles, të cilën ajo dyshohet se e dokumentonte shpesh në llogarinë e saj në Instagram, e cila me sa duket është fshirë gjithashtu.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

47-vjeçarja u pa nga “The Post” të shtunën jashtë banesës së saj me dy dhoma gjumi në zonën e Tujungas, duke futur me nxitim çanta firmato të Louis Vuitton dhe Hermes në makinën e saj Tesla Model 3, disa orë pasi arrestimi i saj u njoftua publikisht.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

Fqinjët i thanë “The Post” se Afshar jetonte në një apartament me oborr në Plainview Avenue, afërsisht 20 milje në veri të qendrës së Los Angeles. Vajza e Afsharit u ndalua nga ICE teksa po drejtonte makinën.

“Vajza jeton në Hollywood. I dashuri më tha se ai dhe Sarina po udhëtonte me makinë jashtë shtëpisë kur u përplas nga makinat e ICE-së. Ai tha se agjentët po kërkonin të dinin se ku ishte nëna”, – tha një fqinj.

Fotot e Afsharit në rrjetet sociale tregojnë shijen e saj për makina dhe veshje të shtrenjta, të cilat do të ishin të paligjshme në Republikën Islamike. Në një foto, Afshar tregon një dorë me bizhuteri ari, thonj të rregulluar dhe një bluzë me kapuç Louis Vuitton.

Në një tjetër foto nga Instagrami i saj, ajo pi një shishe shampanjë në shkretëtirë pranë një helikopteri.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

Burri i Afsharit, emri i të cilit nuk u bë i ditur nga Departamenti i Shtetit, tani i ndalohet gjithashtu hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio përshëndeti urdhrin e largimit teksa lufta e përbashkët SHBA-Izrael me Iranin ka hyrë në javën e saj të gjashtë.

“Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet shtëpi për shtetas të huaj që mbështesin regjimet terroriste antiamerikane”, shkroi Rubio në X.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen
Muajin e kaluar, Departamenti i Shtetit i dha fund gjithashtu statusit ligjor të Fatemeh Ardeshir-Larjiani, vajzës së ish-Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larjiani.

Larijani, një person i vijës së ashpër të regjimit, i cili u konsiderua udhëheqës de facto pas sulmit izraelit që vrau Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, u vra më 16 mars nga sulmet ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit.

Qasem Soleimani, i cili drejtoi forcën famëkeqe Quds në Gardën Revolucionare Iraniane, u vra në një sulm me dron të urdhëruar nga Presidenti Trump në Irak në vitin 2020 pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në Irak.

Avionë privatë, armë dhe makina të shtrenjta, publikohen

Shtetet e Bashkuara pohuan se Soleimani ishte një objektiv i vlefshëm, duke pretenduar se ai po planifikonte sulme ndaj diplomatëve dhe ushtarëve amerikanë në Irak.

Irani nuk e ka harruar udhëheqësin e tij, duke i vënë emrin “Haj Qassem” një modeli të ri të raketave balistike që janë hedhur ndaj Izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve FARS, këto raketa janë të projektuara për t’iu shmangur sistemit mbrojtës të shtetit hebre, Kupolës së Hekurt./NYPost

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Lufta në IRAN: Garda Revolucionare iraniane sulmon anijen me 5,000 ushtarë amerikan në të..!
Next Post: Pas refuzimit të armëpushimin nga Iranianët, kjo është deklarata e papritur e Trump:” Mund ti shkatrrojm brenda orësh të gjithë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme