Skip to content

Lajmi I Fundit

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, Gresa e Ferma VIP prek me rrëfimin për të atin: Ja kam larë kokën me lot

Posted on April 25, 2026 By admin No Comments on “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, Gresa e Ferma VIP prek me rrëfimin për të atin: Ja kam larë kokën me lot

Ferma VIP është kthyer jo vetëm në një garë, por edhe në një hapësirë rrëfimesh të forta personale. Së fundmi, Gresa Sekiraqa ka prekur publikun me historinë e saj të dhimbshme familjare, duke ndarë një nga periudhat më të vështira të jetës.

Këngëtarja rrëfeu sfidën e madhe që familja e saj ka kaluar, kur babai i saj u diagnostikua me kancer dhe mjekët i dhanë një lajm tronditës për jetën e tij. Në atë kohë, Gresa ishte vetëm 19 vjeçe dhe u përball me një realitet të vështirë, që kërkonte forcë dhe përballje emocionale.

“Më thanë që nuk do ketë më shumë se muaj jetë. Unë kam qenë 19 vjeç. Duhet të bëhesha e fortë, por nuk mund të bëhesha. Momentet më të vështira kanë qenë kur babi mendonte se po vdiste dhe sillej keq me mua. Unë dilja jashtë dhe nuk doja që të më shihnin duke qarë. Kam hyrë në banjo, kam prerë flokët e babit. Ja kam larë kokën me lot. Më prerë dhe flokët e mia. Babi im e shijon jetën. Dhuratën më të madhe në jetë e kam që e kam babë”, u shpreh ajo.

Pavarësisht asaj periudhe të errët, historia e Gresës ka një fund të lumtur. Sot, babai i saj gëzon shëndet të plotë, ndërsa për këngëtaren ai mbetet personi më i shtrenjtë dhe “dhurata më e madhe” në jetën e saj.

Rrëfimi i saj është pritur me shumë emocione nga publiku, duke sjellë një tjetër dimension të ndjeshëm të personazheve që janë pjesë e formatit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Irani kërcënon SHBA-në: Do të kundërpërgjigjemi ashpër ndaj çdo sulmi!
Next Post: Alpinisti gjen çantën e braktisur në pyll. Ai vrapon për të shpëtuar jetën e tij kur sheh brenda saj (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme