Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas deklaratave të Elisa Spiropalit për problematikat brenda Partisë Socialiste dhe kritikave të saj ndaj mënyrës së qeverisjes së Belinda Ballukut.
I pyetur për qëndrimet e Spiropalit, e cila një natë më parë, në emisionin “Top Story”, e cilësoi Ballukun si modelin më të keq të qeverisjes, Peleshi shmangu komentet e drejtpërdrejta. Megjithatë, ai u ndal te një prej çështjeve të ngritura prej saj: mungesa e meritokracisë.
