Skip to content

Lajmi I Fundit

Bordi ua “fut” shqiptarëve, rrit çmimet e karburanteve 1 orë para hapjes së Hormuzit; Nafta në bursë bie nën 84 dollarë

Posted on April 17, 2026 By admin No Comments on Bordi ua “fut” shqiptarëve, rrit çmimet e karburanteve 1 orë para hapjes së Hormuzit; Nafta në bursë bie nën 84 dollarë

Në vend që të shfrytëzohet kjo ulje për t’i dhënë frymarrje ekonomisë dhe lehtësuar qytetarët me uljen e cmimit të naftës, Bordi mesaduket ka vendosur të mendojnë mbushjen e xhepave…

Çmimet e naftës pësuan rënie të fortë sot në tregjet ndërkombëtare, pas njoftimit se Ngushtica e Hormuzit është hapur plotësisht për anijet tregtare gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit.

Sipas të dhënave të fundit të tregut, çmimi i Crude Oil arriti në 84.621 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 10.069 dollarësh ose -10.63%. Ndërkohë, nafat Brent u ul në 89.825 dollarë, me një rënie prej 9.565 dollarësh ose -9.62%. Këto janë disa nga rëniet më të mëdha ditore të muajve të fundit. Përveç naftës, edhe benzina pësoi rënie me -6.70%, ndërsa gazi natyror evropian u ul me -8.22%.

Kjo rënje erdhi menjëherë pasi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është hapur plotësisht për të gjitha anijet tregtare, në përputhje me armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit.

Ndërkohë që në Shqipëri, bordi i ‘famshëm’ i transparencës u mblodh 1 orë para se të shpallej hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe publikoi çmimet e reja, të cilat pësuan rritje nga ato të mbledhjes së fundit.

Në mbledhjen e sotme të Bordit, u vendos se çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, duke pësuar një rritje prej 3 lekësh. Ndërkohë që Benzina u rrit me 2 lekë dhe do të shitet me 176 lekë/litri.

Bordi ua “fut” shqiptarëve, rrit çmimet e karburanteve 1

Edhe pse çmimi në bursë ka pësuar më shumë se 10 dollarë zbritje për fuçi, për shkak të vendimit të Bordit të Transparencës, shqiptarët do të vijojnë të paguajnë naftën më shtrenjtë.

Kjo strategji e përdorur nga qeveria, mund të rezultoi në fitime miliona euro për kompanitë e naftës dhe për shtetin, nëse Bordi nuk mblidhet më gjatë dy ditëve pushim të fundjavës. Në vend që të shfrytëzohet kjo ulje për t’i dhënë frymarrje ekonomisë dhe lehtësuar qytetarët me uljen e cmimit të naftës, Bordi mesaduket ka vendosur të mendojnë mbushjen e xhepave.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Euro dhe paundi në krizë, çfarë po ndodh me monedhat e huaja sot
Next Post: Telashe për Netanyahun, 75 deputetë në Mbretërinë e Bashkuar firmosin nismën për sanksione ndaj Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme