Skip to content

Lajmi I Fundit

Bota mban frymen! Trump kërcënon përseri fortë: Pas Iranit e ka radhen ky shtet i madh…!

Posted on April 6, 2026 By admin No Comments on Bota mban frymen! Trump kërcënon përseri fortë: Pas Iranit e ka radhen ky shtet i madh…!

Presidenti Amerikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp të dhënë ditën e sotme ka deklaruar se Amerika dëshiron që lufta me Iranin të marrë fund,

po propozimet për armëpushim janë të mjaftueshme, pasi armët bërthamore nuk mund të bien në duar e të çmendurve ndaj nëse qeveria iraniane merr masat e duhura atëherë konflikti mund të përfundojë.

Në deklaratë Trump nuk i ka kursyer as tonet e ashpra dhe kërcënuese ndaj Iranit duke i quajtur, “kafshë”, “të çmendur” dhe se mund të shkatërrojë brenda një nate Iranin, duke lënë të kuptohet se kjo mund të ndodhë nesër.

“Ne mund ta “shkatërrojmë” Iranin brenda një nate, kjo mund të jetë nesër. Do të ketë bombardimet më të shumta që nga fillimi i luftës dhe edhe më shumë nesër”-tha Trump.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e përforcoi këtë kërcënim, duke paralajmëruar bombardime intensive dhe duke e krahasuar shpëtimin e një piloti amerikan me simbolikën e Pashkëve.

Një tjetër çështje ku u ndal Presidenti Trump ishte edhe shpëtimi i pilotit të F-15, duke përmendur dërgimin e dhjetëra avionëve dhe 200 persona. Ai kritikoi rrjedhjen e informacionit që, sipas tij, vuri në rrezik shumë ushtarë. Kreu i CIA-s, John Ratcliffe, theksoi se agjencia ka aftësi unike dhe sekrete që mobilizohen vetëm nga presidenti, duke përshkruar operacionin si një sukses të koordinuar.

“Ne dërguam 200 njerëz dhe dhjetëra avionë të çdo lloji për të marrë një, ishim shumë të talentuar dhe shumë me fat, jelikopterët tanë po fluturonin shumë ulët dhe morën shumë plumba , askush nuk ka burimet që kemi ne. I gjithë operacioni përfundoi pa asnjë viktimë amerikane, megjithëse pati humbje në avionët ushtarakë. Zoti po na mbikëqyrte dhe operacioni shkoi mirë, pasi gjetja e pilotit është si të gjesh një plesht në kashtë. Do ta gjejmë këtë të sëmurë që zbuloi informacionin dhe për shkak të tij shumë ushtarë ishin në rrezik”-theksoi ai.

Donald Trump nuk shqetësohet për akuzat e krimeve të luftës, për të e rëndësishme është që Irani të mos ketë armë bërthamore. Kur një gazetar e pyeti Trump-in nëse bombardimi i infrastrukturës civile në Iran do të përbënte krim lufte. Ai u përgjigj se kjo nuk e shqetëson, duke argumentuar se krim lufte do të ishte leja që Irani të pajisej me armë bërthamore. Ai shtoi se autoritetet iraniane po shtypin protestat dhe i quajti “kafshë” për vrasjen e protestuesve.

Një tjetër deklaratë që Trump tha ishte se pasi të mbarojë me Iranin do te merret me Venezuelën, dhe se do të mësojë spanjisht dhe do të bëhet president atje.,

“Po arrij rezultate më të larta në sondazhe se kushdo tjetër në Venezuelë. Pasi ta kem mbaruar këtë, mund të shkoj në Venezuelë, mund të mësoj shpejt spanjisht dhe do të kandidoj për president.”- Donald Trump.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Euro dhe paundi nuk njohin rritje, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot
Next Post: 11 ditë pasi 90-vjeçarja u zhduk, djali vëren fqinjin duke gërmuar në oborr dhe zbulon të vërtetën e tmerrshme (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme