IGJEO bën me dije se sot pasdite (e premte, 2 janar) dhe nesër (e shtunë, 3 janar) priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve…
Category: Lajme Shqip
“Në Kalimash pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja pa kripë ofrohet falas!”
Në një status të darkës Lutfi Dervishi shkruan ndër të tjera se “Kosova, vend pa det, por me kripë në asfalt. Shqipëria vend me dy dete, por me akull në rrugë dhe statuse plot kripë në Facebook.
Kosova nuk ka tra në autostradë, Ndërkohë, në Kalimash trau funksionon normalisht. Pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja ofrohet falas. Në Shqipëri mobilizimi shtetëror është real vetëm në Facebook. ‘Kemi marrë masat’, ‘Jemi në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri’, ndërsa makinat rrëshqasin në akull. Një shtet që shqetesohet me shumë…
Shembull konkret: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç
Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve.
Por kujdes, kompensimi nuk do të jepet si vlerë fikse, por do të përfitohet vetëm pas rillogaritjes së tatimit të paguar për 2025. Rillogaritja e tatimit do të bëhet nëpërmjet plotësimit në muajin Mars 2026 të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Më konkretisht skema e kompensimit parashikon që rillogaritja e tatimit të bëhet pasi…
I ka shpëtuar 10 atentateve dhe i kanë helmuar bashkëshorten/ Kush është “njeriu pa buzëqeshje”, shefi i ri i Zyrës Presidenciale të Kievit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka emëruar shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si drejtuesin e ri të Zyrës Presidenciale, pak më shumë se një muaj pasi ndihmësi i tij i mëparshëm dha dorëheqjen mes një skandali korrupsioni.
Kush është Kyriak Budanov Kyriak Budanov, një figurë e njohur për sekretin dhe shpesh e quajtur në media ukrainase “njeriu pa buzëqeshje,” ka kaluar nga relativja anonimitet në njërin nga zyrtarët më të njohur të sigurisë në Ukrainë. I lindur në Kiev, Budanov studioi në një akademi ushtarake në Odesa dhe në 2014 u dërgua…
Balluku “sfidon” hapur SPAK-un, bën veprimin e papritur
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie, njëra prej të cilave pezullimi iu rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, duket se vijon pa asnjë ndroje punën, me vendime tepër të rëndësishme.
Dy ish-vartësit e saj, të akuzuar me të njëjtën dosje, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të hetuar edhe ata me masë sigurie arrest shtëpie, janë liruar nga detyra në fund të muajit dhjetor 2025, për t’u zëvendësuar po nga dy vartës të tjerë besnik të Ballukut. Në postin e drejtorit të ARRSH-së u emeërua Ami…
Moti bën kthesën e FORTË/ Parashikohen përmbytje të mëdha! Ja qytetet që rrezikohen
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit.