Skip to content

Lajmi I Fundit

Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët (VIDEO)

Posted on April 4, 2026April 4, 2026 By admin No Comments on Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët (VIDEO)

Rrëzimi i avionit luftarak amerikan mbi Iran gjatë këtij konflikti është rasti i parë që është bërë i ditur për publikun.

Tre F-15E u rrëzuan nga “zjarri miqësor” aksidental nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit më herët gjatë luftës. BBC thotë se ky është një fakt që ka rëndësi. Së pari, ngjarja ndodhi pasi Donald Trump dhe sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth kanë sugjeruar vazhdimisht se SHBA-të e kanë fituar në mënyrë efektive këtë luftë. Hegseth dhe komandantët ushtarakë kanë folur për “superioritetin ajror” dhe sa e degraduar është mbrojtja ajrore e Iranit.

Trump ka pohuar se Irani “nuk mund të bëjë asgjë” në lidhje me aeroplanët amerikanë që fluturojnë mbi hapësirën iraniane. Por ngjarja tregon sipas BBC se Irani ende është në gjendje – megjithëse ka të ngjarë me një kapacitet të kufizuar – për të mbrojtur qiellin e tij.

Rrëzimi i avionit amerikan vjen teksa SHBA-të kanë kërcënuar me përshkallëzim të mëtejshëm, teksa shpresohet për arritjen e një marrëveshjeje. Gjithashtu, kjo mund të irritojë publikun në SHBA se më shumë ushtarë amerikanë po përfshihen në këtë luftë, në një kohë kur administrata Trump po mendon pushtimin e mundshëm tokësor – gjë që do ta rriste ndjeshëm rrezikun për personelin amerikan.

Jennifer Kavanah, drejtore e analizave ushtarake në grupin e ekspertëve Defense Priorities thotë për BBC-në se në panoramën e madhe të luftës, ky incident ka shumë pak rëndësi. Ndërsa ai mund të shihet si një gjoja një fitore e madhe nga Irani që rrëzoi një avion amerikan, për SHBA-në, humbja e një avioni të vetëm “nuk do ta ndryshojë rezultatin operativ të luftës”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pas 40 vjetësh martesë, burri im vendosi të shkojë te ish-i dashura e tij. Kur mora vesh arsyen, mbeta e shtangur..!
Next Post: Ja pamjet kur Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…!(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme