Skip to content

Lajmi I Fundit

Ç’po ndodh në Tiranë? Persona të dyshimtë tentojnë të rr*mbejnë fëmijët, institucionet asnjë reagim

Posted on April 21, 2026 By admin No Comments on Ç’po ndodh në Tiranë? Persona të dyshimtë tentojnë të rr*mbejnë fëmijët, institucionet asnjë reagim

Një tjetër denoncim shqetësues është publikuar këtë të hënë duke ngritur alarmin për sigurinë e fëmijëve në zonat periferike të Tiranës.

Një qytetare ka deklaruar për JOQ, se në disa fshatra të kryeqytetit, janë parë persona të dyshimtë (gra të huaja me shami) që u afrohen fëmijëve dhe tentojnë t’i bindin të shkojnë me ta.

Denoncuesja tregon se këto raste janë përsëritur prej disa ditësh, ndërsa dy fëmijë të moshës 10-12 vjeç kanë arritur të largohen me vrap pasi janë afruar nga persona që fillimisht u kanë folur në një gjuhë të huaj dhe më pas në anglisht.

Sipas saj, situata është bërë alarmante, pasi këta individë po veprojnë haptazi, madje edhe pranë ambienteve shkollore, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek fëmijët dhe prindërit. Ajo shton se policia është njoftuar, por deri më tani nuk ka asnjë informacion për publikun dhe asnjë rezultat konkret.

Ky denoncim vjen në vijim të disa raportimeve të mëparshme të publikuara nga JOQ Albania, ku qytetarë të ndryshëm kanë ngritur shqetësime për gra me shami që u afrohen fëmijëve në zona të ndryshme të Tiranës.

Në një prej rasteve, një nënë raportoi se disa gra tentonin të tërhiqnin fëmijët pranë një furgoni duke i angazhuar në biseda të thjeshta në anglisht. Në një tjetër rast, u pretendua se këto persona shmangnin identifikimin duke mbuluar fytyrën sapo ndiheshin të vëzhguara.

Ndërkohë, një tjetër incident i raportuar pranë shkollës “Katundi i Ri” tregonte se këta individë qëndronin pranë ambienteve shkollore dhe largoheshin menjëherë sapo pikasnin praninë e mësuesve.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet përkatëse që të sqarojë situatën, çfarë po ndodh realisht dhe kush janë këta persona.

Në mungesë të transparencës, frika tek prindërit po rritet dita-ditës, ndërsa raportohet dhe për fëmijë të traumatizuar dhe të pasigurt për të shkuar në shkollë apo për të dalë vetëm./JOQ

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme
Next Post: Krim brutal në SHBA, nëna 43-vjeçare rrihet për vdekje një ditë pasi paraqiti kërkesën për divorc

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme