Skip to content

Lajmi I Fundit

Dalin bisedat e fshehta të produksionit: Nga takimet natën te fituesi i paracaktuar/ Si Moza ua prishi çdo parashikim

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on Dalin bisedat e fshehta të produksionit: Nga takimet natën te fituesi i paracaktuar/ Si Moza ua prishi çdo parashikim

Një bisedë private e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngritur dyshime mbi rregullat e izolimit dhe vërtetësinë e ngjarjeve në “Ferma VIP”.

Në mesazhet e publikuara, një qytetare pretendon se partneri i saj punon në produksionin e emisionit dhe ka zbuluar disa detaje mbi takimet e fshehta të banorëve dhe strategjinë e çmimit të madh.

Sipas këtyre shkrimeve, takimet me familjarët dhe marrja e informacioneve nga jashtë përmes Agait janë të shpeshta.

Konkretisht, pretendohet se partneri i Sarës, Darti, ka hyrë në fermë pas sfidës së saj me Bujakën, i shqetësuar për shkak të një sëmundjeje të mëparshme të moderatores. Gjatë këtij takimi, Sara i ka sqaruar se gjithçka ishte pjesë e lojës dhe burimi pretendon se ata kanë kaluar edhe natën bashkë.

Në mesazhe përmendet edhe arsyeja se pse Blerina nuk penalizohet apo nuk nxirret në nominim. Sipas denoncimit, ajo ka lidhje të forta jashtë, duke qenë shoqe me kunatin e Sarës.

Sa i përket finales, në bisedë thuhet se plani fillestar i produksionit ishte që fitorja t’i jepej Sarës, por situata ndryshoi për shkak të popullaritetit të madh që Mimoza Ahmeti ka fituar te publiku.

Kjo gjë ka bërë që edhe banorët e tjerë të marrin informacion për famën e Mozës jashtë.
Deri më tani, nga ana e produksionit nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar ose mohuar vërtetësinë e këtyre mesazheve që po shpërndahen në faqet e fansave./Lokimagazine

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Nëna e Mirel Çokajt : Ai nuk i kishte as 100 lekë borxh kujt! Zbardheni vdekjen e djalit tim, atë e zhdukën në mal
Next Post: Merr flakë pallati i madh në Tiranë, evakuuohen banorët, raportohet për të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme