Skip to content

Lajmi I Fundit

Dalin pamjet e frikshme të plagosjes në Shkodër, si nisi konflikti brenda në Poliklinikë, babë e bir fillojnë të gjuajnë me grushta e thikë (Video)

Posted on July 17, 2026 By admin No Comments on Dalin pamjet e frikshme të plagosjes në Shkodër, si nisi konflikti brenda në Poliklinikë, babë e bir fillojnë të gjuajnë me grushta e thikë (Video)

Një konflikt i ndodhur mesditën e djeshme në ambientet e brendshme të Poliklinikës së Shkodrës përfundoi me plagosjen me thikë të një 32-vjeçari.

Sipas policisë, 32-vjeçari Vildan Kepëca u sulmua me mjet prerës nga 18-vjeçari Arvin Fregjaj gjatë një konflikti brenda ambienteve të poliklinikës.

Pamjet e siguruara nga mediat tregojnë momentin e përplasjes, që nga nisja e konfliktit deri në çastin kur i dyshuari shfaqet duke mbajtur një mjet prerës, ndërsa i plagosuri bie në tokë pas goditjes.

Pas ngjarjes, 32-vjeçari u transportua menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin Arvin Fregjaj, i dyshuar si autor i plagosjes, si dhe babanë e tij, Agron Mehmeti, i akuzuar për bashkëpunim në ngjarje.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se babë e bir kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit./vizionplus.tv

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Imuniteti i Ballukut, protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend
Next Post: Çifti nuk përmbahet, filmohen duke bërë s*ks në plazhin e Durrësit në mes të ditës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme